Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit. Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00.
Qytetarët do të kenë qasje në zonën e sigurisë nga ora 15:00 deri në orën 17:00 përmes tre pikave të kontrollit, raportoi Shërbimi Kombëtar i Sigurisë. Do të ketë rojë nderi nga Garda Kombëtare para monumentit gjatë gjithë ditës. Nga ora 11:00 në një ritual përpara monumentit të Vasill Levskit në lagjen e kryeqytetit "Gorubljane" do të marrë pjesë Banda Përfaqësuese Ushtarake e Tunxhit e Forcave Tokësore.
Në një ceremoni të veçantë sot, në orën 9:00, Aeroporti i Sofjes do të marrë zyrtarisht emrin Vasill Levski.
Në të gjithë vendin po mbahen ceremoni të ndryshme kushtuar përvjetorit të vdekjes së heroit të madh kombëtar bullgar.
Manifestimet përkujtimore filluan më 16 shkurt me pelegrinazh dhe tubim përkujtimor para bustit-monument të Vasill Levskit në Manastirin е Moldavës "Shën Petka" afër Plovdivit, Bullgari Jugore.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..