Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në procesin e garantimit të sigurisë në Ukrainë u pranuan si në mënyrë dypalëshe - përmes Ambasadës së SHBA në Sofje dhe përmes Delegacionit të Përhershëm Bullgar në NATO, saktëson ministria. “Pozita e Bullgarisë është kategorike se Ukraina duhet të marrë garanci të qarta dhe të besueshme për sigurinë e saj. Duhet të merret parasysh edhe e drejta e Ukrainës për të zgjedhur në mënyrë sovrane marrëveshjet e sigurisë dhe nevoja për të arritur konsensus midis aleatëve", theksohet në qëndrimin e Sofjes. "Procesi i negociatave të paqes duhet të bazohet në pozitën parimore se asgjë për Ukrainën nuk mund të vendoset pa Ukrainën. Ukraina duhet të vendosë për kushtet për paqen, duke pasur parasysh se një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme është e mundur vetëm me respektimin e sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të vendit. BE-ja duhet të jetë e pranishme në tryezën e negociatave kur diskutohet e ardhmja e Ukrainës, pasi ajo ndikon drejtpërdrejt në sigurinë dhe stabilitetin e vetë Evropës. Bullgaria, si një aleate në krahun lindor të NATO-së dhe një vend i Detit të Zi, do të preket drejtpërdrejt nga marrëveshjet e arritura. Evropa është një aleat natyror i Shteteve të Bashkuara dhe duhet të jetë pjesëmarrëse e barabartë në përpjekjet diplomatike për të arritur paqen në Ukrainë. Është thelbësore që BE dhe NATO të mbeten të bashkuar në këto kohë të vështira në mbështetje të Ukrainës dhe të demonstrojnë lidership", thuhet gjithashtu në pozitën e Ministrisë së Jashtme.
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet..