Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Foto: Facebook/ Ana Sotirova

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar Войс АкАдеми) – një shkollë private për trajnimin gjithëpërfshirës të talenteve të rinj – dhe vazhdon atje, ku ajo punon me profesionistë fillimisht si mësues të saj dhe tani si kolegë të saj, sepse tani ajo vetë jep mësime atje.

Mësimet verore të shkollës muzikore u bënë arsyeja e shfaqjes së këngës së saj "Një dozë realiteti", për të cilën Anabel e shkroi tekstin, ndërsa muzikën e krijoi bashkë me këngëtaren dhe mësuese Petja Dankova. Vasill Vutev e dëgjoi këngën dhe i pëlqeu aq shumë sa i ofroi të bëjë aranzhimin.

Në këngën “Një dozë realiteti” gjejmë zhanre si Neo-soul, RnB, Pop etj. Anabel pranon se kënga është shumë personale për të. Për frymëzimin dhe idenë ajo thotë:

“Në të flitet për përvojat e mia personale, se si është shumë e lehtë të humbasësh në një botë joreale që ndoshta disi të shpëton nga gjithçka që po ndodh rreth teje. Kjo botë mund të jetë e mrekullueshme, por siç e dimë - ndonjëherë na duhet një dozë realiteti."

“Një dozë realiteti” është kënga e parë e realizuar nga Anabel, por ajo krijon muzikë që në moshën 14-vjeçare, prandaj ka shumë ide muzikore dhe tashmë po shikon drejt projekteve të radhës.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/ Ana Sotirova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

130 vjet nga lindja e këngëtares Gjurga Pinxhurova

Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..

botuar më 25-04-18 7.10.PD
Margarita Hranova

"Bëhu dita ime" pikturon dashurinë e cila i kapërcen pengesat

Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova ,  e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..

botuar më 25-04-17 1.45.MD

"Fshehtas" nga Dani Ilieva u ndikua nga freskia e muzikës K-pop

E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" .  Tani..

botuar më 25-04-16 1.30.MD