Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e tij nga Omani Badr bin Hamad Al Busaidi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministri Georgiev shprehu vlerësimin e lartë të udhëheqjes shtetërore bullgare për kontributin e Sulltanatit të Omanit për lirimin e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”.
U theksuan natyra vetëmohuese dhe motivet udhëheqëse humanitare të rolit diplomatik të Omanit. Vëmendje e veçantë iu kushtua pranisë së një vullneti të fortë politik për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Ministri Georgiev dërgoi një mesazh me shkrim nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev për Sulltan Haitham bin Tariq Al Said, ku përfshihet edhe një ftesë për një vizitë shtetërore në Bullgari. Ministri i jashtëm ripërtëriti ftesën e palës bullgare për një vizitë zyrtare të ministrit Albusaidi në Bullgari.
Në shprehje vlerësimi dhe mirënjohjeje për përpjekjet e përqendruara dhe të vazhdueshme të Sulltanatit të Omanit për zgjidhjen me sukses të çështjes me ekuipazhin e anijes Galaxy Leader, ministri Georg Georgiev nderoi Badr bin Hamad Al Busaidi me çmimin më të lartë të Ministrisë së Jashtme – “Dega e Artë e Dafinës”.
Gjatë vizitës së tij të punës në Sulltanatin e Omanit, Georg Georgiev ka biseduar edhe me disa nga zyrtarët e përfshirë drejtpërdrejt në zgjidhjen e rastit. U theksua rëndësia e dialogut aktiv dhe besimit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe u konfirmua dëshira për thellimin e bashkëpunimit.
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..
Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..
Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..