Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i jashtëm Georg Georgiev ndodhet për një vizitë në Sulltanatin e Omanit

Foto: mfa.bg

Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e tij nga Omani Badr bin Hamad Al Busaidi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri Georgiev shprehu vlerësimin e lartë të udhëheqjes shtetërore bullgare për kontributin e Sulltanatit të Omanit për lirimin e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”.

U theksuan natyra vetëmohuese dhe motivet udhëheqëse humanitare të rolit diplomatik të Omanit. Vëmendje e veçantë iu kushtua pranisë së një vullneti të fortë politik për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Ministri Georgiev dërgoi një mesazh me shkrim nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev për Sulltan Haitham bin Tariq Al Said, ku përfshihet edhe një ftesë për një vizitë shtetërore në Bullgari. Ministri i jashtëm ripërtëriti ftesën e palës bullgare për një vizitë zyrtare të ministrit Albusaidi në Bullgari.

Në shprehje vlerësimi dhe mirënjohjeje për përpjekjet e përqendruara dhe të vazhdueshme të Sulltanatit të Omanit për zgjidhjen me sukses të çështjes me ekuipazhin e anijes Galaxy Leader, ministri Georg Georgiev nderoi Badr bin Hamad Al Busaidi me çmimin më të lartë të Ministrisë së Jashtme – “Dega e Artë e Dafinës”.

Gjatë vizitës së tij të punës në Sulltanatin e Omanit, Georg Georgiev ka biseduar edhe me disa nga zyrtarët e përfshirë drejtpërdrejt në zgjidhjen e rastit. U theksua rëndësia e dialogut aktiv dhe besimit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe u konfirmua dëshira për thellimin e bashkëpunimit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës mblodhën para në një pazar bamirësie për të dëmtuarit e zjarrit në Koçani

Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një pazar bamirësie me suvenire të punuara me dorë, ëmbëlsira dhe vizatime. Ata mblodhën shumën nga 5300..

botuar më 25-04-19 1.14.MD
Patriarku Daniill

Patriku Daniill do të shërbejë Liturgjinë e Krizostomit për Ngjalljen e Krishtit

Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe zbritjen e tij në ferr për të thyer zinxhirët e tij dhe për të rihapur portat e qiellit për..

botuar më 25-04-19 9.56.PD

Parashikimi i motit për 19 prillin

Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°.  Ditën e shtunë..

botuar më 25-04-18 7.30.MD