Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në Gazë. Huthët argumentuan veprimet e tyre me shenjën e solidaritetit me popullin palestinez, i cili ka rënë viktimë e konfliktit midis organizatës militante palestineze Hamas dhe Izraelit.
Lirimi i bullgarëve u bë i mundur pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.
Në një konferencë, menjëherë pas mbërritjes së bullgarëve, ministri ynë i jashtëm Georg Georgiev vuri në dukje se ky është një sukses që gjatë gjithë kohës ishte lidhur me idenë e humanizmit. Para kësaj ai shprehu mirënjohjen e palës bullgare për përpjekjet e Sulltanatit të Omanit për lirimin e bullgarëve, si dhe për mbështetjen dhe qëndrimin e mirë gjatë gjithë procesit. Duke folur për agjencinë e lajmeve të Omanit, ministri Georgiev theksoi se kjo iniciativë është shenjë e qartë jo vetëm e bashkëpunimit dhe përpjekjeve diplomatike, por edhe e miqësisë ndërmjet Omanit dhe Bullgarisë.
Nga ana e tij, Kapiteni Çanev dhe ndihmës kapiteni Veselinov shprehën mirënjohjen e tyre për përpjekjet për lirimin e tyre, si dhe për mbështetjen e familjeve të tyre. Ata theksuan se trajtimi i tyre gjatë robërisë ka qenë i mirë, falë marrëdhënieve miqësore mes Bullgarisë dhe Jemenit dhe ata nuk kanë dyshuar për asnjë moment se do të lirohen.
Duke folur për gazetarët në Aeroportin e Sofjes, eurodeputetja Elena Jonçeva, e cila ndihmoi në lirimin e dy bullgarëve, theksoi se ky është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme, mbi një vit, të të gjitha institucioneve dhe tregon se kur qytetarët bullgarë janë në situata të rënda diku në botë shteti bullgar është i aftë të mobilizohet dhe të bëjë gjithçka për t'u kthyer në atdhe.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..
Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”). Në liturgjinë festive u kënduan tekste nga Ungjilli në gjuhë të ndryshme, duke na kujtuar se..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e Tij. Na ndihmoftë të bëjmë vepra të mira!" Me këto fjalë Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..