Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

| rinovuar më 25-01-23 6.14.MD
3
Foto: BTA

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në Gazë. Huthët argumentuan veprimet e tyre me shenjën e solidaritetit me popullin palestinez, i cili ka rënë viktimë e konfliktit midis organizatës militante palestineze Hamas dhe Izraelit.

Lirimi i bullgarëve u bë i mundur pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.

Në një konferencë, menjëherë pas mbërritjes së bullgarëve, ministri ynë i jashtëm Georg Georgiev vuri në dukje se ky është një sukses që gjatë gjithë kohës ishte lidhur me idenë e humanizmit. Para kësaj ai shprehu mirënjohjen e palës bullgare për përpjekjet e Sulltanatit të Omanit për lirimin e bullgarëve, si dhe për mbështetjen dhe qëndrimin e mirë gjatë gjithë procesit. Duke folur për agjencinë e lajmeve të Omanit, ministri Georgiev theksoi se kjo iniciativë është shenjë e qartë jo vetëm e bashkëpunimit dhe përpjekjeve diplomatike, por edhe e miqësisë ndërmjet Omanit dhe Bullgarisë.


Nga ana e tij, Kapiteni Çanev dhe ndihmës kapiteni Veselinov shprehën mirënjohjen e tyre për përpjekjet për lirimin e tyre, si dhe për mbështetjen e familjeve të tyre. Ata theksuan se trajtimi i tyre gjatë robërisë ka qenë i mirë, falë marrëdhënieve miqësore mes Bullgarisë dhe Jemenit dhe ata nuk kanë dyshuar për asnjë moment se do të lirohen.


Duke folur për gazetarët në Aeroportin e Sofjes, eurodeputetja Elena Jonçeva, e cila ndihmoi në lirimin e dy bullgarëve, theksoi se ky është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme, mbi një vit, të të gjitha institucioneve dhe tregon se kur qytetarët bullgarë janë në situata të rënda diku në botë shteti bullgar është i aftë të mobilizohet dhe të bëjë gjithçka për t'u kthyer në atdhe.


Lexoni më shumë në arkivin tonë:

Foto: BTA


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 prillin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 7° deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Do të jetë me diell para mesditës. Pas mesditës, mbi masivet perëndimore do të zhvillohen vranësira me shi dhe do të ketë shira dhe bubullima..

botuar më 25-04-22 7.35.MD

KE-ja do të shqyrtojë ndryshimet e kërkuara nga Bullgaria në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria ka kërkuar që të rishikohet Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Komisioni do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga vendi ynë më 16 prill dhe do ta dërgojë për vlerësim në Këshillin e BE-së...

botuar më 25-04-22 6.51.MD
Ministri Gucanov

Pagat në sektorin buxhetor nuk mund të rriten më shumë se 5%

Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..

botuar më 25-04-22 6.06.MD