Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN), si dhe nga DPS rreth Ahmed Dogan.
“Pas katër vitesh rënie të lirë, mund të them autopilot, edhe pse ende kemi një pilot si president, kështu që pas katër vitesh kaosi i pilotuar, dikush duhej të përpiqej për hir të Bullgarisë dhe jetës sonë të përbashkët për të formuar një kabinet” tha gjatë debateve deputeti nga GERB-SDS Ljuben Dillov.
“Ka ardhur koha për njerëzit guximtarë, me përvojë dhe të mençur. Më shumë se kurrë, Bullgaria ka nevojë për burrështetas, jo për politikanë të zhurmshëm. Mendoj se kjo qeveri do të jetë e arsyeshme dhe e vendosur”, tha Dragomir Stojnev nga “BSP - E majta e bashkuar”.
“Është koha për t'i dhënë fund mungesës së stabilitetit politik përmes një kabineti të strukturuar në mënyrë transparente në bazë të parimeve, prioriteteve dhe qëllimeve specifike”, tha kryetari i grupit parlamentar “Demokraci, të drejta dhe liri” DPS Xhevdet Çakërov.
“Ne do të monitorojmë me kujdes çdo devijim nga rruga evropiane e Bullgarisë, rendi juridik dhe sundimi i ligjit. Në marrëveshjen e menaxhimit të paraqitur ka një paradoks, sepse përmban të gjitha parimet e demokracisë liberale, por në të njëjtën kohë ka pjesëmarrës në mazhorancë qeverisëse që i shkelin ato”, tha bashkëkryetarja e grupit parlamentar PP-DB Nadezhda Jordanova.
“Kjo qeveri do ta fillojë jetën e saj politike jo me një, por me dy tradhti, tradhti të dy formacioneve që janë pjesë e shumicës parlamentare të kësaj qeverie – BSP-së dhe “Ka një popull të tillë” (ITN)”, tha kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.
"Ne jemi parti e djathtë dhe sjellja e përgjegjshme ndaj qytetarëve bullgarë është që të kemi një qeveri që do ta shpëtojë vendin nga rrënimi total në të cilin e hodhën "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) me menaxhimin e tyre", tha kryetar i grupit parlamentar të ITN Toshko Jordanov.
Presidenti Rumen Radev gjithashtu bëri një koment pas zgjedhjes së kabinetit: “Kjo është një qeverisje shumë e larmishme dhe komplekse e vendit, horizonti i kësaj qeverie varet nga ndërgjegjësimi i të gjithëve në të se duhet të punojnë, mbi të gjitha, për interesin kombëtar dhe të mbrojnë pavarësinë e tyre nga qarqet politike dhe ekonomike me një interes të hapur për pushtetin dhe për pushtetin gjyqësor.”
Lexoni më shumë mbi temën:
Foto: BTA, BGNES
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor,..