Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav Sarafov, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për drejtësi. Ndryshimet pritet të diskutohen në sallën plenare të Kuvendit të mërkurën, më 15 janar.
Sipas ndryshimeve të miratuara në Aktin e Gjyqësorit, procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Kryetarëve të Gjykatës së Lartë Administrative dhe Gjykatës së Lartë të Kasacionit, të cilat nuk kanë përfunduar me dekret presidencial për emërim deri në datën e shpalljes së ndryshimeve, ndërpriten. Kjo do të thotë se edhe nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor e zgjedh Sarafovin më 16 janar, nëse presidenti vonon nënshkrimin e tij përfundimtar dhe ndërkohë hyjnë në fuqi ndryshimet, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të ndërpresë këtë procedurë të veçantë.
Por edhe nëse zgjedhja e tij pezullohet, Borisllav Sarafov mund të vazhdojë të veprojë si Prokuror i Përgjithshëm dhe të kandidojë në procedurën e ardhshme, njoftoi gazetarja Silvija Velikova.Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025 anija kërkimore "Shenjtorët Kiril dhe Metodi" bëri një kalim deri në Ishillin Smith. Në orën 14:30 në një..
Probabiliteti për të formuar një qeveri është 50%. Këtë e kam deklaruar para Vitit të Ri, këtë e besoj edhe sot, përqindjet nuk janë rritur. Kështu tha për bTV kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Për momentin kemi 8 grupe parlamentare dhe..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Viti ishte me një temperaturë mesatare për vendin rreth 2,1 °C mbi normat klimatike dhe..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..