Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova: "Probabiliteti për të formuar një qeveri të rregullt është 50/50"

Prof. e Asociuar Natalija Kisellova
Foto: BGNES

Probabiliteti për të formuar një qeveri është 50%. Këtë e kam deklaruar para Vitit të Ri, këtë e besoj edhe sot, përqindjet nuk janë rritur. Kështu tha për bTV kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Për momentin kemi 8 grupe parlamentare dhe bisedat mes tyre janë të ndërlikuara, pasi janë të shumta. Le të jemi realistë për krijimin e qeverisë, kërkoi Kisellova. "Është shumë më korrekte të kemi një qeveri të rregullt. Resoret e ministrave të mundshëm të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) kanë qenë objekt negociatash. "Ka një popull të tillë" (ITN) do të marrë propozim për një zëvendëskryeministër dhe 4 ministra", shtoi kryetarja e parlamentit. Ajo konfirmoi se GERB ka propozuar Rosen Zheljazkov për kryeministër dhe shtoi: "Përfaqësuesit tanë në bisedime hodhën poshtë kategorikisht mundësinë që z. Bojko Borisov të jetë kandidat për kryeministër".



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriarku Daniil

Patriarku Daniil: "Presidenti i ri i SHBA po i kthehet normalitetit"

Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të "Kishës ortodokse bullgare të stilit të vjetër" nga Gjykata e Lartë e Kasacionit. “Shumë forca janë..

botuar më 25-01-13 11.11.PD

Bullgarët eksplorojnë ishullin Smith në Antarktidë

Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija kërkimore "Shenjtorët Kiril dhe Metodi" bëri një kalim deri në Ishillin Smith. Në orën 14:30 në një..

botuar më 25-01-13 10.54.PD

Viti 2024 ishte viti më i ngrohtë në Bullgari që nga viti 1930 e këtej

Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Viti ishte me një temperaturë mesatare për vendin rreth 2,1 °C mbi normat klimatike dhe..

botuar më 25-01-12 10.35.PD