Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Ivanit është ndër festat e preferuara dimërore nga bullgarët

5
Riti "Larja" në fshatin Reselec, pranë qytetit Çerven Brjag
Foto: BTA

Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas festës së Epifanisë për të nderuar Pagëzorin, i cili kreu Pagëzimin Hyjnor të Birit të Zotit. Shën Gjoni përhapte vullnetin e Zotit dhe i thërriste njerëzit në pendim, sepse Zoti i dha atij aftësinë për të parë mëkatet njerëzore. Ai i pagëzone të penduarit në ujërat e lumit Jordan, ku ata çliroheshin nga mëkatet e tyre për të rilindur për një jetë të drejtë.

Në Bullgari, larja rituale në lumenj dhe burime, që vjen të kujtojë pagëzimin në lumin Jordan, praktikohet në rajone të ndryshme edhe sot e kësaj dite. Në ujëmbledhësit e bekuar Ditën e Bekimit të Ujit, pavarësisht nga kushtet e motit, guximtarët hyjnë në ujërat e akullta. 

Trapeza është e pasur dhe përfshin të gjitha pjatat bullgare të dimrit nga fasulet, oshaf dhe banica deri te sallami i pjekur dhe brinjët e derrit me lakër.

Ditë të emrit kanë të gjithë ata që mbajnë emrin Gjon, Ivan dhe derivatet e tyre, dhe ata janë afro 350 mijë veta. Prandaj festa mbahet me nder të veçantë, pothuajse si një festë kombëtare, sepse nuk ka familje që nuk e shënon siç duhet.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Mihajllo Parashçuk dhe kontributi i tij në zbukurimin e ndërtesave të rëndësishme të Sofjes

Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar. Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë..

botuar më 24-11-16 7.05.PD

Ministri Atanas Zaprjanov: Fitorja në Luftën Serbo-Bullgare është vepër vetëm e ushtrisë bullgare

“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i..

botuar më 24-11-07 4.16.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919

104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore

Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919 , i cili i dha fund Luftës së Parë..

botuar më 24-11-06 6.05.PD