Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami.
Zakoni shoqërohet me një sërë ritualesh që lidhen me besimet për pjellorinë, shëndetin dhe jetëgjatësinë. Në disa rajone të Bullgarisë, këto tradita të lashta ndiqen edhe sot e kësaj dite. Në thelb të Ditë së Gjyshes qëndron nderimi i gruas dhe roli i saj në krijimin e një jete të re. Dhe gjyshet, në cilësinë e tyre si roje të dijes së lashtë, luajnë një rol qendror në ritualet në fjalë. Ato i lajnë të porsalindurit, i lyejnë me mjaltë dhe vaj për shëndetin dhe kujdesen për gratë në lindje duke spërkatur barishte për një mirëseardhje të butë në jetën e re.
Një nga momentet më argëtuese të festës është mundësia që femrat të bëjnë shaka me meshkujt. Në këtë ditë, rolet shoqërore janë të kundërta dhe gratë mund t’i lejojnë vetes çdo gjë, nga ngacmimet e deri te djallëzitë. Meshkujt nga ana e tyre mundohen të “shpëtojnë” veten duke i dhënë para gjyshes.
Kulmi është larja rituale e gjyshes. Ajo çohet në krahë në një lumë ose një shatërvan, ku e ujitin. Ky akt është një simbol i përfundimit të ciklit me larjen rituale dhe një falënderim për gjyshen për rolin e saj në pritjen e jetës së re.
Dita e Gjyshes është më shumë se një zakon - është një shprehje respekti për gruan që jep jetë dhe ruan traditat. Festa ndërthur besimet e lashta bullgare, ritualet magjike dhe argëtimin popullor, duke e kthyer atë në një trashëgimi kulturore unike. Në disa pjesë të Bullgarisë, ky zakon i lashtë vazhdon, duke na kujtuar rëndësinë e traditave dhe lidhjen tonë me të kaluarën.
Më shumë për Ditën e Gjyshes mund të lexoni në materialin e Allbena Bezovska “Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamive” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Për këtë traditë popullore më shumë do të gjeni në postimet:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES, Facebook/ Rrënjët bullgareEkspozita fotografike për 96 vjetorin e fillimit të speleologjisë së organizuar në Bullgari u rregullua në Urën e të Dashuruarve pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës. Këtë e bënë të ditur organizatorët e klubit të shpellës “Nën buzë”. Ekspozita..
Sot shënohet 88 vjetori i lindjes së këngëtares sonë të madhe të folklorit Nadka Karaxhova. E lindur më 14 mars 1937 në fshatin e atëhershëm Trivodici të rrethit të Pazarxhikut (sot - rajoni i Plovdivit), ajo është pasardhëse e një familjeje të vjetër..
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..