Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit”, u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes së vjetër.
Riprodhime të vizatimeve nga Jozef Oberbauer, një piktor që kapi bukurinë e Sofjes së vjetër, mund të shihen në nënkalimin e rinovuar. Nëpërmjet veprave të tij, kalimtarët do të mund të ndjejnë frymën e qytetit nga e kaluara dhe të prekin historinë e kryeqytetit, shkruan në faqen e Bashkisë së Kryeqytetit në Facebook.
Fotografitë e qenve që kërkojnë shtëpi nga strehimoret komunale janë të vendosur në një galeri origjinale. Gjithashtu do të vendosen vizatime të fëmijëve nga shërbimet sociale në Sofje. Projekti do të zgjerohet duke vendosur një kod QR në çdo imazh, i cili do të ofrojë informacion shtesë për fotot ose për qentë që kërkojnë adoptues. Kështu, hapësira do të bëhet një galeri interaktive dhe tërheqëse.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..