Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur mbrëmë në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov”, ku mori pjesë edhe presidenti Rumen Radev, ka arritur në mbi 2 890 000 leva (1 477 633.88 euro), njoftoi Presidenca.
Që nga fillimi i fushatës, të shpallur nga presidenti më 2 dhjetor në qytetin Dobriç (Bullgaria Verilindore), në numrin 1117 janë dërguar 310 000 mesazhe SMS donacionesh dhe thirrje zanore në numrin 0900 1117.
Nëpërmjet nismës "Krishtlindjet bullgare", mijëra bullgarë të virtytshëm po afirmojnë traditat e dhurimit në vend dhe mbështesin trajtimin e fëmijëve, thekson Presidenca. Donacionet për nismën fisnike, si dhe aplikimet për të ndihmuar fëmijët që kanë nevojë për mbështetje financiare për trajtim, pranohen gjatë gjithë vitit.
Fushata "Krishtlindjet Bullgare" në mbështetje të trajtimit të fëmijëve filloi me iniciativën e Presidentit Georgi Parvanov në 2003 dhe shfaqja e parë bamirëse u mbajt më 25 dhjetor 2004.
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..