Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Mitropoliti i Evropës Perëndimore Antonij i drejton bekim auditorit të Radio Bullgarisë

Foto: Mitropoliti Antonij / Facebook

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet. Tradicionalisht, pjatat në tryezë janë pa mish dhe modeste, sepse Biri i Zotit lindi në një stallë bariu, larg zhurmës dhe rrëmujës së botës. Të parët që e panë Foshnjën nuk janë fisnikët, por barinjtë e varfër që vijnë për ta adhuruar Atë. Prandaj Kisha jonë Ortodokse e vë theksin mbi anën shpirtërore të Lindjes së Krishtit - përulësinë dhe kujdesin për të afërmin, duke ndjekur shembullin e Birit të Zotit. Siç thotë Shën Serafimi i Sofjes, "dashuria për të afërmin tonë është masa e dashurisë sonë për Zotin". Në këtë kuptim është edhe apeli i klerit tonë drejtuar laikëve – të festojnë ditëlindjen e Shpëtimtarit të botës “jo në mënyrë mondane”, por me gëzim shpirtëror, me lutje për të vuajturit dhe një mendim për të varfëritë dhe të pastrehët.

Të gjithë nxitojnë t'i kënaqin të dashurit e tyre me dhurata, por dhurata e vërtetë është ajo e paprekshme. Është fjala e mirë, vëmendja, vlerat e përbashkëta njerëzore që na transformojnë në dritën e dashurisë së Zotit.

Në pritje të Festës së Shenjtë, Mitropoliti i Evropës Perëndimore Antonij u dërgoi bekimin e tij auditorit të Radio Bullgarisë me kujdes për brezin e ardhshëm:

“Ne i përjetojmë këto momente të shenjta si Kisha Tokësore dhe Qiellore dhe le të përgatitemi për të hapur zemrat tona, si stalla që strehoi Fëmijën e lindur të Perëndisë. Të jemi më të mirë, të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, ta ruajmë besimin tonë ortodoks me më shumë shpresë, me më shumë dashuri, me më shumë zell dhe kujdes për brezin e ri. Sepse e dimë se atë që mbjellim do të korrim. Le të mbjellim me dashuri për të korrur vërtet fryte të mira, që do të jenë një garanci për mirëqenien e shoqërisë sonë!”

Dhe dhurata që Jezu Krishti pret në festën e Tij është që besimtarët ta ndjekin Atë me përulësi dhe butësi, të harrojnë egoizmin dhe pasionet e tyre. Me thirrjet "Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!" në kishat tona ortodokse, ne i bëjmë një lutje me një zemër e një gojë Hyjlindurit për t'i dhënë fund luftërave në botë dhe për të ndaluar përçarjet dhe urrejtjen midis njerëzve. Ata që janë vërtet të përkushtuar ndaj Zotit nuk ushqejnë ndjenja të këqija, nuk e ndajnë veten sipas shenjave të ndryshme të përkatësisë dhe shohin të afërmin e tyre në çdo person të padrejtë. Prandaj, me një vështrim lutës drejt Tokave të Shenjta, e mbushim shpirtin me shpresë se paqja do të mbizotërojë edhe një herë atje ku lindi Shpëtimtari dhe kudo në botë!


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Mitropoliti Antonij / Facebook, Darina Grigorova, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD