Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Foto: starazagora.bg

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një program festiv do të kujdesen mbi 150 amatorë artistikë.

Njëzet mjeshtër në moshë nga 24 deri në 73 vjeç do të marrin pjesë në konkursin për mjeshtrin më të mirë të verës së pelinit.

Festivali i pelinit i kushtohet traditës vendase shumëshekullore që përcillet brez pas brezi. Banorët e fshatit Zmejovo edhe sot e kësaj dite ruajnë me xhelozi sekretet e tyre për të bërë eliksirin aromatik të hidhur. Pra, mbetet një mister i plotë se çfarë barishte, përveç pelinit aromatik, artizanët vendas rregullojnë midis shtresave të ftonjve dhe mollëve në fuçitë 200 litra përpara se t'i derdhin sipër verë të vjetër. Ata që e kanë provuar thonë se kushdo që e ka shijuar këtë eliksir të verës mbetet përgjithmonë i mahnitur nga ëmbëlsia që pija lë në qiellzë, hidhërimi në fyt dhe ndjesia e djegies në stomak.

Meze të holla duhet t'i shtohen gllënjkave pelin - salsiçe të shijshme dhe brinjë derri të butë me shumë erëza.

Përpilues: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto:starazagora.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD