Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

De Là Trâp, reperi bullgar nga Miami: Mundësitë e njeriut varen nga perspektiva

Foto: Arkiva personale

De Là Trâp - ky emër melodioz tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të kulturës hip-hop në vendin tonë edhe këtë vit. Në vetëm dy muaj projekti i përbashkët “333” me reperin hit 100 Kila mblodhi afro 1 milion shikime në një prej rrjeteve të shpërndarjes së videove. Ndërsa pas imazhit De Là Trâp fshihet Marin Marinov - një i ri bullgar që ka studiuar dhe punuar në Amerikë. Pandemia e Covid-19 e bëri atë të mendojë për të dashurit e tij në Bullgari dhe që atëherë ai ka kaluar më shumë kohë në atdhe.


Ai filloi të punojë në fushën e hip-hop-it pasi kaloi disa vite në Miami të Floridas, ku u takua me disa muzikantë të famshëm amerikanë. Para Miamit ai jetoi dhe studioi në Çikago. Aty u shpërngul që fëmijë me prindërit e tij dhe kur mbushi 18 vjeç vendosi të jetonte i pavarur. Nga kjo kohë vjen edhe pseudonimi De Là Trâp. Iu dha nga njerëz me të cilët punonte në Çikago, por me kalimin e viteve De Là Trâp u bë shumë më tepër se një pseudonim, na thotë Marin. "De Là Trâp janë çështje sipërmarrëse. Zgjodha ta quaj veten kështu, por edhe shumë njerëz të tjerë mund ta gjejnë veten në atë që unë bëj dhe atë për çfarë bëj rep", është kategorik reperi.

"Kam lindur në Sofje, dhe kur isha në klasën e dytë, unë dhe prindërit e mi u transferuam në Çikago - Marini vazhdon të na prezantojë me historinë e tij. - Kam jetuar në Çikago deri para 8 vjetësh, më pas u transferova në Miami. Por gjatë koronavirusit, kur masat u ashpërsuan në Shtetet e Bashkuara, vendosa të shkoj në shtëpi në Bullgari për të qenë më afër gjysheve të mia dhe për t'iu kushtuar kohë dhe vëmendje atyre. Unë si fëmijë nuk kam pasur mundësi të jem pranë tyre dhe mendimi për atdheun nuk më ka braktisur kurrë. Në Shtetet e Bashkuara kam mbaruar gjimnazin, universitetin, kam punuar, por diçka vazhdonte të më tërhiqte drejt Bullgarisë. Dhe prandaj përpiqesha gjithmonë të vija, më vinte keq dhe më mungonte nëse nuk kthehesha për një kohë më të gjatë se një vit. Dhe kam rreth katër vjet që po jetoj më shumë në Bullgari sesa në SHBA”.
De Là Trâp në Manastirin Shën Dimitër Basarbovski
Megjithëse është nga Sofja, vendndodhja bullgare e De Là Trâp është Plovdiv. Kështu ai është më afër gjysheve të tij, por qyteti e tërheq edhe me klimën e tij më të ngrohtë, më pak trafik dhe vendndodhjen e tij - në mes të Bullgarisë, nga ku distancat me qytetet më të mëdha të vendit janë pothuajse të njëjta. Ne i kërkojmë atij të krahasojë jetën këtu dhe në Amerikë, si dhe të tregojë nëse Shtetet e Bashkuara janë ende vendi i mundësive të pakufizuara - siç e perceptuan prindërit tanë.

"E vërteta është se mundësitë varen nga perspektiva e një personi. Dhe në Bullgari ka mundësi nëse dikush i sheh gjërat nga një kënd tjetër dhe nëse është këmbëngulës. Sigurisht, në SHBA tavani është shumë më i lartë sepse tregu është gjithashtu shumë i madh. Është shumë e rëndësishme se si e shikoni botën. Ëndrra amerikane dikur ishte të kesh një familje, një shtëpi dhe një punë që të jep siguri. Sot nuk është kështu. Nuk ka punë që të të garantojë siguri, sepse koha është dinamike dhe nevoja për një veprimtari të caktuar është e përkohshme. Unë kam qenë në gjendje të shoh shumë nga mundësitë e Amerikës dhe jam mirënjohës. Kur u zhvendosa nga Çikago në Miami, një horizont shumë më i madh u hap përpara meje. Jam marrë me teknologji kompjuterike, me harduer, me kriptomonedha, kam punuar në fushën e marketingut dhe reklamës, në biznesin e argëtimit. Miami është një botë tjetër. Aty ndeshesh me mundësitë e pakufizuara, jetën luksoze, makinat e shtrenjta... Dhe vetë fakti që sheh njerëz që mund ta përballojnë një jetë të tillë të ndryshon botëkuptimin. Kjo disi të hap sytë dhe të tregon se kjo jetë është e arritshme."

Tashmë De Là Trâp shpreson të arrijë ta zbatojë këtë filozofi jetësore edhe në vendin tonë, pasi një nga fushat në të cilat po zhvillohet tashmë është hip-hop. Pikërisht në Miami bullgari u takua me njerëz nga industria e muzikës, të cilët e frymëzuan për të vazhduar në biznesin e showbizit.
De Là Trâp me Javor Janakiev – 100 Kila
Përveç integrimi në tregun muzikor në vendin tonë, De Là Trâp, së bashku me një mikun e tij muzikant, ka gjithashtu ambicie të themelojë një fondacion ndërkombëtar për të ndihmuar të moshuarit që kanë nevojë për kujdes shëndetësor dhe për të mbështetur dhe zhvilluar ëndrrat e të rinjve bullgarë me interes për aviacionin, inxhinierinë ose fusha të tjera që kërkojnë trajnime më të shtrenjta dhe specifike. Kështu, ai beson se do të ndihmojë në sjelljen e një ndryshimi pozitiv në vendin e tij.

"Një pjesë e kësaj ideje është që kur muzika ime të fillojë të gjenerojë më shumë fonde, gjysma e fitimeve do të shkojë për kauza të tilla fisnike. Jo se kjo do ta ndryshojë plotësisht Bullgarinë, por do të doja të nisja diçka si një lëvizje që do t'i bindë njerëzit se ne mund ta rregullojmë vendin tonë me forcat dhe mjetet tona. Edhe nëse nuk varet vetëm nga paratë. Të japësh një shembull të mirë, të frymëzosh një të ri me punën tënde, ose thjesht të shfaqësh mirësi në një farë mënyre është gjithashtu diçka e paçmueshme."

Foto: Arkiva personale De Là Trâp

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tervell-Ljubomir Bojanov

Si Tervell-Ljubomir ndjek ëndrrat e tij më të guximshme si zbulues në Bullgari

Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...

botuar më 24-07-16 7.30.PD

Prof. Asoc. Dr. Raqi Bello: Shqiptarët janë një popull tolerant dhe i vlerësojnë bullgarët

Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..

botuar më 24-07-09 7.30.PD
Doktori Stajko Stajkov

Dr. Stajko Stajkov hodhi themelet e klimatologjisë në Bullgari

Pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878, vendi ynë filloi të zhvillohet me ritme të shpejta për të kompensuar mungesën pesëshekullore nga harta historike e botës. Të rinjtë bullgarë diplomoheshin në universitete prestigjioze evropiane dhe ktheheshin..

botuar më 24-07-05 7.10.PD