Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në Akademinë e Artit Muzikor dhe Koreografik në Plovdiv, rruga e saj profesionale vazhdoi në Ansamblin Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore me dirigjent Filip Kutev, ndërsa më vonë u bë soliste në korin "Zërat Kozmikë të Bullgarisë".
Ajo u bë e njohur edhe si drejtuese e formacioneve muzikore.
Në vitin 1991, Bojka Prisadova u nderua me çmimin e tretë për kompozim në një konkurs ndërkombëtar radiofonik për vokalistë në Bratislavë, për këngën "Sonjo, o moj birr" të Stefan Dragostinovit.
Dhe megjithëse që nga viti 2017 Bojka Prisadova nuk është më mes nesh, këngët e saj mbeten të dashura për njohësit e folklorit bullgar. Interpretimet e saj, sidomos të këngëve të Rodopeve, na emocionojnë shumë edhe sot me thellësinë dhe ekspresivitetin e tyre.
Ju ftojmë të shijoni dy interpretime të Bojka Prisadovës nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ekspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...