Sot festojmë 80-vjetorin e lindjes së këngëtares popullore Bojka Prisadova. Lindur më 5 dhjetor 1944 në fshatin Vërbovo në malin e Rodopeve, ajo ishte ndër këngëtaret e para në Ansamblin Folklorik "Rodopa", ku këndoi për shumë vite. Pas diplomimit në Akademinë e Artit Muzikor dhe Koreografik në Plovdiv, rruga e saj profesionale vazhdoi në Ansamblin Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore me dirigjent Filip Kutev, ndërsa më vonë u bë soliste në korin "Zërat Kozmikë të Bullgarisë".
Ajo u bë e njohur edhe si drejtuese e formacioneve muzikore.
Në vitin 1991, Bojka Prisadova u nderua me çmimin e tretë për kompozim në një konkurs ndërkombëtar radiofonik për vokalistë në Bratislavë, për këngën "Sonjo, o moj birr" të Stefan Dragostinovit.
Dhe megjithëse që nga viti 2017 Bojka Prisadova nuk është më mes nesh, këngët e saj mbeten të dashura për njohësit e folklorit bullgar. Interpretimet e saj, sidomos të këngëve të Rodopeve, na emocionojnë shumë edhe sot me thellësinë dhe ekspresivitetin e tyre.
Ju ftojmë të shijoni dy interpretime të Bojka Prisadovës nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Stefan Stambollov është një nga politikanët dhe revolucionarët më trima, tha nënpresidentja Iliana Jotova në një fjalim në ceremoninë e shënimit të 171 vjetorit të lindjes së burrit të shtetit në Sofje. “Në kohën tonë njerëz si ai janë pak të njohur”. I..
Me manifestime përkujtimore në Sofje dhe Ruse, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, administratës shtetërore, studiuesve akademikë, qytetarëve dhe organizatave hebraike, Bullgaria i bashkohet kremtimit të Ditës Ndërkombëtare..
Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos. Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije..