Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

Prima e operës fitoi çmimin "Muzikant i Vitit 2023" në BNR

Foto: Ani Petrova, BNR

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë botëror, u kthye në shtëpi për të marrë personalisht një çmim tjetër - "Muzikant i Vitit" për vitin 2023. Ajo është prima e operës Sonja Jonçeva, e cila personalisht nga drejtori i përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev mori statujën, vepër e Hristo Ilievit si fituese e sondazhit tradicional të emisionit të muzikës klasike "Allegro vivace" në "Horizont". 

"Studiotë e Radios kanë pasur gjithmonë shumë rëndësi për mua. Kur isha e vogël dëgjoja shumë radio dhe BNR e ka shoqëruar gjithmonë jetën time. Nga emisionet tuaja mësova për artistët e mëdhenj dhe u frymëzova" - tha Sonja Jonçeva për të pranishmit në ceremoninë shumë personale në Shtëpinë e Vjetër.
Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës
Kurorëzimi i saj si “Muzikant i Vitit 2023” në edicionin e 33-të të sondazhit u shpall në një ceremoni zyrtare që më 31 maj të këtij viti në Studion e Parë të BNR-së. Më pas ngjarja u zhvillua nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës. Fatkeqësisht, prima e operës nuk arriti të vinte personalisht në Sofje për ceremoninë dhe falënderoi për vlerësimin në një video fjalim të posaçëm, në të cilin shprehu mirënjohjen e saj ndaj dëgjuesve për nderin e madh dhe votën e besimit. Pak muaj më vonë, ajo tashmë mban në duar statuetën e bukur.

"Ky çmim përmbledh gjithçka për mua - të jem "Muzikant i Vitit" në vendlindjen time, në Bullgari. Aty ku zemra ime ka qenë gjithmonë! Për mua, çdo çmim i tillë është një thirrje për të ecur përpara - jo vetëm për përfitim të karrierës sime, por edhe në mbështetje të brezave të ardhshëm”, tha sopranoja. Sonja Jonçeva është e bindur se kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelësi për një shoqëri më të mirë:

“Për mua është më se e rëndësishme që çmimi të vijë pikërisht nga vendi im. Unë punoj si ambasadore e kulturës bullgare në botë, ndaj kur marr vlerësim për punën tim nga institucione të rëndësishme në Bullgari, siç është rasti me Radion Kombëtare Bullgare, me të vërtetë do të thotë shumë për mua”.

Dhe “Muzikant i Vitit” 2023 erdhi për të marrë çmimin e saj me “Vajzën e Vitit”, siç e quajti vajzën e saj të vogël Sofia. Dhe ndoshta për habinë e disa personave, ajo foli me të në gjuhën e saj amtare bullgare.

"Oh po, fëmijët e mi flasin bullgarisht në mënyrë perfekte. Madje djali im Mateo filloi të shkruajë dhe të lexojë bullgarisht. Unë i lidh vazhdimisht me kulturën bullgare. Ata janë bullgarë në zemër, kthehen në shtëpi në Bullgari, ndihen mirë këtu. Ndihen të kuptuar ."

Jonçeva nuk harron të falënderojë bashkëshortin e saj, dirigjentin Domingo Hindoyan dhe nënën e saj për mbështetjen e madhe që i japin në mënyrë që historia të vazhdojë. Dhe ajo vijon me një koncert në Sofje më 3 dhjetor, ku prima e operës u ngjit në skenë në sallën "Bullgaria" së bashku me pianistin skocez Malcolm Martino për të interpretuar recitalin "Një ylli". Programi përfshiu kompozime nga Verdi dhe Puccini, dy nga kompozitorët e saj të preferuar. Sipas vetë Sonja Jonçevës, ky koncert ishte një urë lidhëse nga rinia në pleqëri në punën e tyre.

Tatjana Ivanova, Sonja Jonçeva, Milen Mitev dhe Irena Gëdeleva
U bë e qartë gjithashtu se vera e vitit 2025 do të jetë vërtet magjike për dashamirësit e muzikës. Sonja Jonçeva pranoi posaçërisht për Radio Bullgarinë:

“Jam shumë e lumtur, sepse vitin e ardhshëm këtu, në Sofje, do të kemi tre mbrëmje gala (27-29 gusht) në sheshin përballë "Shën Aleksandër Nevskit". Për mua, kjo është zemra e Sofjes dhe zemra e kryeqytetit. Të kemi 3 ditë në të cilat mund të kënaqemi plotësisht me muzikën klasike me një audiencë prej më shumë se 8000 njerëz çdo natë, për mua do të jetë vërtet e rëndësishme. Kemi të ftuar muzikantë të shquar si Placido Domingo, Jose Carreras dhe tenori italian Vittorio Grigolo. Ne do të bëjmë një ballo të madhe vjeneze nën yjet e Sofjes, ku shpresojmë se njerëzit do të kërcejnë me ne në ritmin e muzikës klasike”.
Foto: Ani Petrova, Rosi Petkova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD