Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes, një shfaqje mbi 100-vjeçare, e cila zhvillohet në një Bullgari të trilluar, u shfaq pa publikë në natën e parë të premierës për shkak të sulmeve të qarqeve ultra-nacionaliste, të cilët penguan fizikisht publikun të hyjë në godinën e teatrit”, shprehen krijuesit në letrën e tyre drejtuar Parlamentit Evropian.
Ata theksojnë se sulmet ndaj lirisë artistike arritën një nivel pothuajse absurd në shumë vende anëtare. Organizatat teatrore u bëjnë thirrje institucioneve evropiane që të kenë parasysh sulmet e partive dhe organizatave nacionaliste kundër institucioneve kulturore dhe artit. Ata shtojnë se ajo që po ndodh është pjesë e një strategjie të organizuar për t’u nënshtruar kulturën politikave konservatore dhe nacionaliste, të cilat mund të çojnë në shkatërrimin e projektit kulturor evropian krijuar pas vitit 1989.
Lexoni më shumë mbi temën:
Foto: BTA, BGNESPërfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..