Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re revolucionare për trajtimin e plagëve të rënda kronike si këmba diabetike, onkodermatologjia, djegiet, plagët dekubitale, etj.
Më shumë se gjysma e amputimeve të këmbëve në vendin tonë rezulton se janë për shkak të këmbës diabetike. Teknologjia e re u jep pacientëve një shans për të shpëtuar këmbët e tyre. Metoda tashmë përdoret në mënyrë rutinore në SHBA, Turqi, Korenë e Jugut dhe vende të tjera aziatike. Bullgaria është vendi i katërt evropian që nis të aplikojë këtë teknologji.
Për momentin, pacientët bullgarë kanë akses falas në këtë trajtim vetëm gjatë demonstratave, pasi pajisja ka vetëm tre muaj që është në treg dhe ende nuk është blerë nga asnjë institucion mjekësor në vendin tonë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: UMBAL BurgasKryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..