Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re revolucionare për trajtimin e plagëve të rënda kronike si këmba diabetike, onkodermatologjia, djegiet, plagët dekubitale, etj.
Më shumë se gjysma e amputimeve të këmbëve në vendin tonë rezulton se janë për shkak të këmbës diabetike. Teknologjia e re u jep pacientëve një shans për të shpëtuar këmbët e tyre. Metoda tashmë përdoret në mënyrë rutinore në SHBA, Turqi, Korenë e Jugut dhe vende të tjera aziatike. Bullgaria është vendi i katërt evropian që nis të aplikojë këtë teknologji.
Për momentin, pacientët bullgarë kanë akses falas në këtë trajtim vetëm gjatë demonstratave, pasi pajisja ka vetëm tre muaj që është në treg dhe ende nuk është blerë nga asnjë institucion mjekësor në vendin tonë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: UMBAL BurgasEkspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Ekspozita fotografike “Një dorë e shtrirë. E juaja” tërheq vëmendjen mbi fatin e vështirë të qenve të braktisur në Sofje dhe provokon banorët e..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..
E udhëhequr nga ideja për ruajtjen e shpirtit bullgar, kulturës dhe gjuhës mes brezit më të ri të fëmijëve bullgarë që jetojnë jashtë vendit dhe si një..