Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

U prezantua zyrtarisht projekti "Gjurma bullgare në Pragë - Iluministë".

6
Foto: Sillvija Krësteva

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me emrat e mësuesve, shkrimtarëve, klerikëve dhe revolucionarëve - ky është përkufizimi i fjalës "iluminist" që na jep sot ChatGPT. Është shumë më emocionues dhe i mbushur me kuptim dhe interpretim personal për çdo bullgar. Sepse personalitete si Hristo Botev, Vasill Levski, Ljuben Karavellov, Ivan Vazov, Penço Sllavejkov, Georgi Gospodinov shënojnë fillin e hollë të lidhjes në ndërtimin e vetëdijes dhe krenarisë vendase nga e kaluara, përmes së tashmes deri në idenë e një e të ardhmeje të ndritur. 




Në muajin në të cilin festojmë Ditën e Iluministëve Kombëtarë - 1 Nëntor, shoqata "Bashkësia Ortodokse Bullgare në Republikën Çeke" prezantoi zyrtarisht projektin e saj të ri "Gjurma bullgare në Pragë - Iluministë". 

Më 15 nëntor, në sallën ceremoniale të Bashkisë së zonës Pragë 12, u hap ekspozita "Iluministët e popullit" dhe u vendosën katër tabela informuese në lagjen Modrzhani, Pragë që mbajnë emrat e personaliteteve dhe vendeve bullgare.

"Shoqata jonë "Bashkësia Ortodokse Bullgare", kryetar e së cilës jam unë, në fakt i bashkon bullgarët që janë këtu prej shumë vitesh. Ata kishin një ëndërr lidhur me lagjen, në të cilën disa rrugë morën emrin e rilindësve bullgarë dhe qyteteve bullgare të lidhura në një farë mënyre me inteligjencën çeke që erdhi pas Çlirimit tonë për të ndihmuar në ndërtimin e shtetit të ri bullgar. Ne menduam të vendosim tabela informuese në këto rrugë për të sqaruar jo vetëm për brezin e ri, por për njerëzit në përgjithësi, nga erdhën këta emra dhe pse u emëruan sipas bullgarëve” - shpjegon idenë enkas për Radio Bullgarinë, inxh. Sillvija Krësteva.
Sillvija Krësteva (në të majtë)
Sigurisht, këtu vjen roli i madh i të ashtuquajturve Kopshtarë bullgarë në historinë moderne çeke, që dhanë fillimin e një komuniteti të tërë çekësh bullgarë, pjesë e të cilit është edhe Sillvija Krësteva. Por jo vetëm. Rezulton se në vitet 70 të shekullit të 20-të, një ekip ndërtimi bullgar mori pjesë në ndërtimin e rrethit Modřany dhe për nder të tyre u mor një vendim, me statut të Këshillit Popullor në Pragë në atë kohë, për të emëruar rrugët pas rilindësve bullgarë dhe qyteteve në Bullgari që kishin komunitetin më të fortë çek në atë kohë - Shumen, Pleven, Sofje dhe Plovdiv.

Në Pragë sot ka gjithsej 20 vende që mbajnë Bullgarinë në emrat e tyre.

“Inaugurimi është fillimisht me katër tabela, që janë dallëndyshet tona të bardha. Ato janë për sheshet: Sofija, Hristo Botev, Vasill Levski dhe Ivan Vazov. Këto tabela i inauguruam zyrtarisht me ambasadorin e Bullgarisë në Çeki, Shkëlqesinë e tij z. Danço Miçev. Në fakt, kjo është një pjesë e projektit që ka të bëjë me fëmijët që kanë origjinë bullgare dhe jetojnë këtu, madje disa kanë lindur këtu dhe shkojnë në shkollat vendase. Këta fëmijë me rrënjë bullgare kanë bërë dosje interaktive, që ne i quajmë Lapbook, me informacione për secilën nga iluministët ose qytetet që i kanë dhënë emrin edhe rrugëve të Pragës. Tabelat jane shume te bukura te punuara me shume dashuri. Jam krenare që mund të prezantojmë nëntë tabela në ekspozitën “Iluministët e popullit”.

Ndërsa bullgarët e vegjël që morën pjesë në krijimin e këtyre tabelave morën edhe çmime speciale në hapjen e ekspozitës, të ofruara nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë vendit.

Gjurma bullgare në Republikën Çeke është ende shumë e dukshme edhe sot:





Si kryetarja e Bashkësisë Ortodokse Bullgare në Çeki, Sillvija Krësteva thotë se çdo vit për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri bashkatdhetarët tanë mblidhen dhe festojnë së bashku. Fatkeqësisht, nga viti 2022 ata nuk kanë një shtëpi bullgare, gjë që çoi në një traditë të re - të vizitojnë shoqatat bullgare në vende të tjera nëpër Evropë.

Sipas traditës, këtë vit shoqata do të marrë pjesë në programin e pazarit të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në rajonin Pragë 12 të kryeqytetit çek. Më 7 dhjetor, bashkatdhetarët tanë organizojnë një punëtori për fëmijët, në të cilën do të tregojnë sekretet e përgatitjes së survaçkës (shkop thane, i zbukuruar me fije shumëngjyrëshe të përdredhura, kokoshka, fruta të thata dhe monedh). Dhe në vitin 2025, Sillvija Krësteva shpreson se tabelat informuese për "rrugët bullgare" në Pragë do të shtohen.

Lexoni më tepër për bullgarët në Pragë: 
Foto: Sillvija Krësteva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD