Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në YouTube. "Sa e bukur je" u realizua që në vitin 2000, kur u përfshi në albumin e grupit "Vajza e akullit".
Vlladi Ampov - Grafa ndan: "Edhe një herë jeta më befasoi këndshëm. Kur dëgjova këngën në albumin e parë të D2, "Sa e bukur je" më preku me emocionin dhe bukurinë e saj të thellë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha mundësinë ta këndoja live në 25 vjetorin e grupit. Ishte kënaqësi dhe sfidë për mua të bëja leximin tim muzikor të këngës.”
Mitko Kërnev nga D2 shton: "Kur Grafa na tha se "Sa e bukur" është kënga e tij e preferuar, ftesa për ta interpretuar së bashku në përvjetorin tonë erdhi krejt natyrshëm. Vlladi ishte i shkëlqyer në paraqitjen e tij."
Ky bashkëpunim nuk u planifikua paraprakisht. Ai u frymëzua nga reagimet e publikut të koncertit, i cili pasi e dëgjoi këngën me frymë të ngulur shpërtheu në duartrokitje. Më pas D2 dhe Grafa vendosën t'i japin një jetë të re si një këngë e pavarur dhe një video.
Më shumë informacion për muzikantët ka në postimet e mëposhtme:
Redaktore: Diljana Traçev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube/@d2musiconlineMagjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..