Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në Baku, pohon ajo në një intervistë për Radion dhe Televizionin Shtetëror Maqedonas. Sipas saj, presidenti bullgar nuk e ka komentuar synimin e shprehur.
Disa ditë pas bisedës, Rumen Radev deklaroi se Shkupi është i vetëdijshëm për qëndrimin bullgar dhe se ndryshimet kushtetuese duhet të hyjnë në fuqi para fillimit të negociatave për anëtarësim të vendit në BE. “Znj. Siljanovska, si juriste e mirë, është shumë e vetëdijshme se duhet të përmbushen zotimet e marra në traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, theksoi ai.
Në rrjetin social X, presidenti bullgar ka uruar ish-ministren ushtarake të RSM-së, Radmila Shekerinska për emërimin e saj në postin e zv. Sekretares së Përgjithshme të NATO-s dhe ka shprehur pritjen që me punën e saj të kontribuojë në forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sigurisë së aleancës.
Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..