Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do të mbyllen 33 njësi që kanë humbur vlerën e tyre operative. Në disa nga njësitë e planifikuara për mbyllje, personeli nuk mbulon as 20% të vendeve dhe shumë prej tyre shihen vetëm si një mjet për të mbështetur ekonominë lokale. Një nga njësitë kufitare aktualisht nuk ka gjë tjetër veç furrës së bukës, shkruan ekathimerini.com. Qëllimi është që stafi i njësisë të mos jetë nën 70%. Për herë të parë, mbrojtja ajrore me tre nivele është planifikuar të mbulojë të gjithë hapësirën ajrore të Greqisë kontinentale dhe ishujve.

Rumania blen aviacion civil ushtarak më të specializuar dhe të teknologjisë më të fundit

Parlamenti rumun ka miratuar blerjen e 32 avionëve luftarakë amerikanë të gjeneratës së pestë F-35, raporton “Digi24”. Marrëveshja përfshin gjithashtu furnizimin me motorë, municione, mbështetje fillestare logjistike, akses të vazhdueshëm në zinxhirin global të mirëmbajtjes së F-35, pajisje dhe shërbime për trajnimin e ekuipazhit, personelit ndihmës, personelit inxhinierik dhe teknik, asistencë të specializuar dhe zbatimin e projekteve të bashkëpunimit industrial, nëpërmjet transferimit të teknologjisë.

Ndërkohë, një kompani private rumune ka blerë një aeroplan që prodhon shi nga një kompani amerikane, transmeton ziare.com. Faqja sqaron se teknologjia e "mbjelles së reve" deri më tani është përdorur në vend vetëm nëpërmjet avionëve me qera.

Donald Trump u shfaq në postera në Beograd dhe Prishtinë

Në rrugët e kryeqytetit serb, Beogradit, janë shfaqur postera me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me mbishkrimin “Make Serbia Great Again”, transmeton edicioni kroat i televizionit n1info.rs. Posterat u vendosën nga lëvizja konservatore serbe "Nashi", duke imituar sloganin e Trumpit "Make America Great Again". Posterat tregojnë gjithashtu një hartë të "Serbisë së Madhe" duke përfshirë Maqedoninë e Veriut. Me këtë veprim ne tërheqim vëmendjen për nevojën që Serbia të rifitojë pozitën e merituar në Ballkan dhe në botë dhe duam të korrigjojmë padrejtësitë historike që i janë shkaktuar popullit tonë me dekada, thekson lëvizja serbe, transmeton BTA. Në sheshin në qendër të Prishtinës janë shfaqur edhe postera me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump dhe thirrjen “Make Kosova Great Again”, transmeton kosovapress.com.

Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj për të drejtat e shqiptarëve në Serbi

Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Serbi, tha ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani, cituar nga ATA. Ai priti në Tiranë deputetin e Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, i cili është kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Serbi. Presidenti shqiptar Bajram Begaj dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre institucionale për shqiptarët nga Lugina e Preshevës në Serbinë jugore. Begaj shtoi se Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Bujanoc është në prag të hapjes dhe se Tirana thekson në të gjitha takimet me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar “të ndalet fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të njihen diplomat e të diplomuarve në Shqipëri dhe Kosovë, e drejtë kjo e garantuar edhe nga procesi i Berlinit”.

Mali i Zi lidh vendet bregdetare me një traget drejt vendeve fqinje

Linja detare mes Budvës (Mali i Zi) dhe Dubrovnikut (Kroaci) ishte shumë e suksesshme gjatë sezonit të kaluar veror dhe përmbushi plotësisht pritjet, tha ministri malazez i Punëve Detare Filip Raduloviç, raporton agjencia MINA posaçërisht për BTA. Ai bëri të ditur se linja do të rihapet vitin e ardhshëm, duke funksionuar që në fillim të sezonit veror. Raduloviç është i bindur se hapja e linjave të reja të trageteve që lidhin qytetet bregdetare malazeze me destinacionet kryesore turistike në vendet fqinje është thelbësore si për turizmin ashtu edhe për transportin ditor, sepse përmirëson lidhjen, përshpejton transportin dhe redukton bllokimet e trafikut.

Përpiloi: Ivo Ivanov
Foto: dendias.gr, romania.europalibera.org, BGNES, X/ Igli Hasani, MINA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD