Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihajllo Parashçuk dhe kontributi i tij në zbukurimin e ndërtesave të rëndësishme të Sofjes

Foto: Diana Cankova

Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar.


Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë Austro-Hungareze), kaloi nëpër shkollën e artit në Krakov dhe një akademi private arti në Paris, ku u bë student i Auguste Rodin. Në vitin 1921 Mihajllo Parashçuk mbërriti në Bullgari si përfaqësues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.


Në vendin tonë skulptori ka modeluar imazhet e Pejo Javorovit,  Stefan Karaxhasë, ka bërë basorelieve të Hristo Botevit dhe Aleko Konstantinovit.  Ai ka bërë motivet dekorative me luanët, orën zodiakale, kolonat dhe kapitelet e Bankës Kombëtare, kornizat e zbukuruara të dyerve të hyrjes së Pallatit Gjyqësor, kartushet dekorative mbi hyrjen e Universitetit të Sofjes, si dhe paraqitjen arkitekturore të shumë ndërtesave të njohura.


Mund të lexoni më shumë për jetën dhe kontributin e Mihajllo Parashçuk në vendin tonë në botimin nga arkivi i Radio Bullgarisë: Ukrainasi Mihajllo Parashçuk punon zbukurimin e disa prej godinave më të bukura bullgare.

Foto: Diana Cankova, Ambasada e Ukrainës në Bullgari

Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD