Më 16 nëntor 1878 lindi Mihajllo Parashçuk - skulptori ukrainas që krijoi elemente arkitekturore nga dekorimi i disa prej ndërtesave më të bukura në kryeqytetin bullgar.
Rruga e tij nisi nga fshati Varvarinci (atëherë brenda kufijve të Perandorisë Austro-Hungareze), kaloi nëpër shkollën e artit në Krakov dhe një akademi private arti në Paris, ku u bë student i Auguste Rodin. Në vitin 1921 Mihajllo Parashçuk mbërriti në Bullgari si përfaqësues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Në vendin tonë skulptori ka modeluar imazhet e Pejo Javorovit, Stefan Karaxhasë, ka bërë basorelieve të Hristo Botevit dhe Aleko Konstantinovit. Ai ka bërë motivet dekorative me luanët, orën zodiakale, kolonat dhe kapitelet e Bankës Kombëtare, kornizat e zbukuruara të dyerve të hyrjes së Pallatit Gjyqësor, kartushet dekorative mbi hyrjen e Universitetit të Sofjes, si dhe paraqitjen arkitekturore të shumë ndërtesave të njohura.
Mund të lexoni më shumë për jetën dhe kontributin e Mihajllo Parashçuk në vendin tonë në botimin nga arkivi i Radio Bullgarisë: Ukrainasi Mihajllo Parashçuk punon zbukurimin e disa prej godinave më të bukura bullgare.
Foto: Diana Cankova, Ambasada e Ukrainës në Bullgari
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Më 17 dhe 18 tetor 2024 në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” do të mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare “Paralelet ballkanike” kushtuar përvjetorit të 30-të të themelimit të degës së Ballkanistikës. Ballkanistika është..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne kremtojmë gjetjen e Kryqit të Shenjtë në të cilin u kryqëzua Jezu Krishti. Sipas librave të..