Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në moshën 60 deri në 69 vjeç ka diabet dhe gjysma e të gjithë diabetikëve në vendin tonë nuk janë të diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm. Janë rreth 770 000 bullgarë me diabet, por vetëm gjysma e dinë për diagnozën e tyre. Faktori kryesor i rrezikut është gjendja paradiabetike, kur niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja - midis 5.7 dhe 6.4 njësi matëse, dhe me ndryshimet e nevojshme të stilit të jetesës, mund të parandalohet zhvillimi i diabetit. Faktorë të tjerë rreziku janë obeziteti, presioni i lartë i gjakut, mosha e avancuar.
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..