Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Shumë të huaj vendosen në zonën e kryeqytetit të vjetër bullgar, të tërhequr nga kombinimi unik i natyrës dhe historisë

Foto: Reuters

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e jashtëzakonshme natyrore. Dhe nëse në qytete të tjera njeriu shkon për t'u larguar nga përditshmëria, atëherë në Veliko Tërnovo e gjen veten në një ambient të vërtetë patriotizmi dhe historie bullgare. Rruga të çon fillimisht drejt kalasë mesjetare “Carevec”, me muret e trasha dhe kullat madhështore, të cilat duket se plotësojnë pamjen e bukur të krijuar nga lumi Jantra. Në Veliko Tërnovo ndodhet edhe salla ku në 1879 përfaqësuesit e popullit mblidhen në Asamblenë Kushtetuese - Kuvendi i parë Kombëtar pas çlirimit të vendit nga sundimi osman. Këtu ndodhet edhe kisha "40 Martirët e Shenjtë", një kryevepër e vërtetë e arkitekturës mesjetare, me kolonën e famshme të Han Omurtagut /shek. IX/, mbi të cilën shkruhet: "Një njeri edhe sikur të jetojë mirë, vdes dhe një tjetër lind. Ai që ka lindur më vonë, duke parë këtë mbishkrim, le të kujtojë atë që e ka krijuar."

Në kryeqytetin tonë të vjetër Tërnovo ruhen shumë faltore bullgare. Në të gjitha stinët, interesi i turistëve bullgarë për qytetin është po aq i madh sa edhe numri i vizitave të turistëve të huaj. "Kohët e fundit, ka shumë turistë amerikanë - ata vijnë përmes lundrimeve të Danubit. Ka edhe turistë fjalë për fjalë nga e gjithë Evropa, ku shumica vijnë nga Spanja," thotë Nejko Gençev, nënkryetar i bashkisë së Veliko Tërnovos. Ai nxiton të saktësojë se agjencia bashkiake e turizmit "Carevgrad Tërnov", e cila përfaqëson në mënyrë aktive qytetin në ekspozitat ndërkombëtare, është gjithashtu përgjegjëse për fluksin e madh turistik.
Nejko Gençev
“Gjatë festave dhe festivaleve të mëdha në Veliko Tërnovo është e pamundur të gjesh një vend për të qëndruar nëse nuk rezervon disa javë përpara. Në një kohë të tillë njerëzit kërkojnë vende edhe në Gabrovo (45 km larg qytetit). Vitin e kaluar thuajse arritëm në nivelet e mëparshme të pandemisë – atëherë vizitorët në vendet turistike ishin mbi 410 mijë dhe këtë vit me shumë mundësi do të arrijnë në gati 500 mijë. Grupet e organizuara turistike janë rritur me 46% në krahasim me një vit më parë. Carevec është në përgjithësi monumenti më i vizituar në Bullgari. Për të gjithë bullgarët është mishërimi i shtetit dhe shpirtit bullgar.
Veliko Tërnovo ka kompleksin më të madh muzeor në ambient të hapur në Gadishullin Ballkanik. Ai përfshin kështjellën "Carevec" dhe mbetjet e fshatit mesjetar "Trapezica", të cilat janë rezervate arkitektonike-muzeale, katër kisha-muze në lagjet "Asenov" dhe "Shishmanova Banja". Dhe përveç kësaj, nga 750 monumente kulturore lokale, 160 janë me rëndësi kombëtare dhe botërore.
Kështjella Carevec
Menaxhimi i kaq shumë monumenteve të rëndësishme historike kërkon shumë punë dhe investim largpamës. Dhe dëshmi se Bashkia po ecën mirë është fluksi i madh i turistëve dhe titulli “Kryeqyteti historik dhe shpirtëror i Bullgarisë” i marrë në vitin 2019.

“Veliko Tërnovo është një bashki e vogël për nga sipërfaqja dhe popullsia dhe ky titull ofron mundësi për të kërkuar ndryshime në legjislacion që pasqyrojnë statusin unik të qytetit si atraksion turistik, qendër historike dhe si simbol i frymës bullgare”. - thotë Nejko Gençev.

"Kjo gjithashtu hap shumë perspektiva dhe ndodh për shkak të festivaleve interesante që ne mbajmë. Për shembull, Festivali Mesjetar në kodrën Carevec, "Skena e epokave" - festivali më i vjetër i operës në ajër të hapur në Bullgari. Bashkia jonë gjithashtu pret festivalin unik Arbanassi Summer Music, ku muzikantë nga jashtë mblidhen dhe luajnë në kishën mesjetare në fshatin Arbanasi. Sa i përket tre viteve të fundit ka një festival të quajtur "Varusha Jug", i cili organizohet në pjesën e vjetër të qytetit. Në lagjen "Varusha Jug" jetojnë shumë të rinj që janë kthyer nga jashtë. Ata blejnë prona dhe i restaurojnë vetë. Por gjëja më e rëndësishme është që ata të jetojnë si një komunitet dhe kështu tërheqin të gjithë rreth tyre. Këtu vijnë interpretues, artistë që performojnë në gjashtë skena të hapura në natyrë dhe në të njëjtën kohë mbahen shumë punëtori artistike.”
Festivali 48 orë Varusha Jug
Dhe çfarë prove më të madhe të atmosferës tërheqëse që ofron Veliko Tërnovo sesa të huajt që pas vizitës së tyre të parë këtu vendosin të shpërngulen dhe të jetojnë në këtë zonë. Numri i anglezëve që blejnë shtëpi në fshatrat afër Tërnovos është më i madhi. “Me sa di unë, në fshatin Resen ka rreth 25 familje angleze, dhe në fshatin Hotnica ka përsëri jo pak”, na thotë Nejko Gençev si dëshmitar i valës së “fqinjëve të rinj”.
Ledenishkite babi
"Ata organizojnë ngjarje interesante, në të cilat marrin pjesë edhe banorët e zonës. Është e njohur grupi "Hotnishkite babi" që është i përbërë vetëm nga femra angleze, por që këndojnë këngë autentike popullore bullgare. Kjo gjë i tërheq fëmijët e fshatit dhe banorët e zonës dhe krijohet një festë e madhe. Ata japin kontributin e tyre në Bashkinë tonë dhe me ta jeta bëhet më e gjallë dhe interesante. Ndërsa ata thonë se ndihen mrekullisht me ne”.

Lexoni më tepër:

Fotot: Muzeu Historik Rajonal Veliko Tërnovo, Gergana Mançeva, Reuters, soundandlight.bg, Facebook / Festivali Ndërkombëtar i Tërnovgradit Mesjetar, Facebook / Varusha Jug, veliko-tarnovo.net
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëtimet falas të Open Vratsa, të cilat shpalosin bukurinë e Vracës dhe Ballkanit të Vracës

Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..

botuar më 24-08-14 7.45.PD

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD