Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

PP-DB dhe MEÇ kanë dallime sa u përket partneriteteve të mundshme të qeverisjes

Tashmë 86 deputetë e mbështetën idenë për një kordon sanitar rreth Peevskit

| rinovuar më 24-11-12 6.18.MD
Foto: BTA

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) dhe MEÇ kanë synime të përbashkëta në lidhje me legjislacionin kundër korrupsionit, por ndryshojnë në partneritetet e mundshme të qeverisjes. Të dy palët u takuan për të diskutuar mundësitë e formimit të qeverisë, por gjatë bisedimeve, kreu i MEÇ Radostin Vasilev hodhi poshtë mundësinë e bashkëpunimit me GERB dhe propozoi përfshirjen e "Vëzrazhdane" në një koalicion anti-GERB dhe anti-DPS. Vasilev theksoi se është dakord me kushtin e izolimit të Peevskit, por propozoi bashkim politik të të gjithëve kundër Borisovit dhe Peevskit. Nga ana e tij, Kirill Petkov nga PP-DB ka refuzuar kategorikisht bashkëpunimin me “Vëzrazhdane”, duke theksuar se me këtë parti kanë dallime ideologjike. Në lidhje me legjislacionin kundër korrupsionit, Petkov shprehu shpresën se do të ndajnë ide të përbashkëta me MEÇ, por ata refuzuan propozimin për shtetëzimin e Lukoil dhe mbylljen e kompanive të mbledhjes së borxheve.

ITN mbështesin gjithashtu nismën e "kordonit sanitar" rreth Deljan Peevskit dhe legjislacionin kundër korrupsionit. Në takimin me PP-DB ata prezantuan edhe prioritetet e tyre – ndryshimin e Kodit Zgjedhor, pastrimin e të ashtuquajturave “shpirtra të vdekur”, ndryshimin në Ligjin e Drejtësisë. ITN këmbëngulin për kufizimin e kompetencave të Prokurorit të Përgjithshëm, ndryshimin e Kushtetutës në pjesën e qeverive teknike dhe kthimin e mënyrës së vjetër të emërimit të tyre nga presidenti, si dhe ndryshimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve. Toshko Jordanov sugjeroi gjithashtu që doajeni midis deputetëve - Sillvi Kirillov - të mbetet në krye të Asamblesë Kombëtare.
Pas një takimi tjetër në Asamblenë Kombëtare, me iniciativën e PP-DB, u bë e qartë se Aleanca për të Drejtat dhe Liritë do të nënshkruajë deklaratën për "kordonin sanitar" rreth Deljan Peevskit dhe formacionit të tij “DPS - Fillimi i Ri”. Aleanca për të Drejtat dhe Liritë do të mbështesë gjithashtu paketën e legjislacionit kundër korrupsionit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Terziev

Bashkia e kryeqytetit do të ndërtojë një muze të komunizmit në Sofje

Premtova që në fushatën zgjedhore të ndërtoj një muze për historinë e komunizmit bullgar dhe aktualisht jemi duke hedhur hapat e parë, shkroi në Facebook kryetari i kryeqytetit Vasill Terziev. Sofja është i vetmi kryeqytet nga ish-blloku lindor pa..

botuar më 24-11-11 9.56.PD
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

Kuota për kapjen e shojzës së detit në Bullgari është rritur me 10%

Gjatë katër viteve të ardhshme, kapja e lejuar e shojzës së detit (Psetta maxima maeotica) në Bullgari do të kufizohet në 82.5 tonë. Në një mesazh të qendrës së shtypit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimeve, theksohet se kjo është 10% më shumë se sasia e..

botuar më 24-11-10 11.05.PD
Ilija Krëstev

Bullgaria dhe Rumania dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore

Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore, dhe në Bukuresht dhe Sofje janë 43% të furnizuesve të rajonit. Kjo thuhet në një raport për industrinë Outsourcing në Evropën..

botuar më 24-11-09 4.45.MD