Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB-SDS njoftoi se po nisin konsultimet politike në parlament

| rinovuar më 24-11-12 6.58.MD
Foto: BTA, arkiv

Koalicioni GERB-SDS po fillon bisedimet për të diskutuar veprimet e përbashkëta politike në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, njoftoi qendra e shtypit e partisë GERB. Takimet fillojnë më 13 nëntor. Për orën 8:30 të mëngjesit janë të caktuara bisedimet me Koalicionin “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe në orën 09:30 me partinë “Ka një popull të tillë”. Bisedimet do të zhvillohen në godinën e Kuvendit Popullor. Nga ana e GERB - SDS takimet do t'i udhëheq kryetari i partisë Bojko Borisov, së bashku me deputetët Raja Nazarjan, Tomisllav Donçev dhe Rosen Zheljazkov. Orët e bisedimeve janë para orës 11, kur fillon seanca e parë e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, e cila u ndërpre më 11 nëntor. Të hënën mbledhja u ndërpre pasi deputetët nuk arritën të zgjidhnin kryetar të parlamentit.

Me rastin e takimeve të ardhshme, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, edhe një herë parashtroi perspektivat për formimin e kabinetit në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Sipas tij, konstruksioni i mundshëm i partive që mund të funksionojnë përfshin ITN, BSP, GERB-SDS dhe PP-DB. Bisedimet do të nisin me ITN dhe BSP, në varësi të ecurisë së tyre do të vijojë takimi me PP-DB. Borisov theksoi sërish se e vetmja mënyrë për të pasur përgjegjësi të qartë politike në një koalicion të tillë qeverisës është që ai të jetë kryeministër.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD

Prokuroria Evropiane kreu kontrolle në katër qytete për mashtrim të dyshuar me fonde evropiane

Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..

botuar më 24-11-22 1.15.MD