Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet letërsisë së botuar në dy vitet e fundit. Prezantohen librat e shtëpive botuese të Sinodit të Shenjtë, të Fakultetit Teologjik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", të Universitetit të Shumenit "Peshkopi Konstantin Presllavski", të Fakultetit Teologjik Ortodoks të Universitetit të Veliko Tërnovos "Shenjtorë Kirill dhe Metodij”, Manastirit të Zografit e të tjerë.
Në mesin e pjesëmarrësve këtë vit janë përfaqësues të Mitropolive të Sofjes, Loveçit, Rusesë dhe Dorostollit, si dhe nga qytetet metropolitane të SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë.
Java e Librit Ortodoks organizohet nga Mitropolia e Varnës dhe Veliki Presllavit me ndihmën e Komunës së qytetit Varna.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES (arkivë)Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..
Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..
Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në..