Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet letërsisë së botuar në dy vitet e fundit. Prezantohen librat e shtëpive botuese të Sinodit të Shenjtë, të Fakultetit Teologjik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", të Universitetit të Shumenit "Peshkopi Konstantin Presllavski", të Fakultetit Teologjik Ortodoks të Universitetit të Veliko Tërnovos "Shenjtorë Kirill dhe Metodij”, Manastirit të Zografit e të tjerë.
Në mesin e pjesëmarrësve këtë vit janë përfaqësues të Mitropolive të Sofjes, Loveçit, Rusesë dhe Dorostollit, si dhe nga qytetet metropolitane të SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë.
Java e Librit Ortodoks organizohet nga Mitropolia e Varnës dhe Veliki Presllavit me ndihmën e Komunës së qytetit Varna.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES (arkivë)Njeriu po liron gjithnjë e më shumë hapësira për teknologjitë, të cilat ai i menaxhon me aftësi dhe i mban nën kontrollin e tij. Në këtë hapësirë të përbashkët, me hapa të shpejtë, po gjen vend inteligjenca artificiale. AI, siç e quajmë shkurt, vitet e..
Për herë të parë sot, 3 prilli, do të festohet Dita e Industrisë Bullgare të Konservimit. Ngjarja festive do të zhvillohet në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët me..
Në shenjë ndjeshmërie për personat me autizëm, më 2 prill, Ura е Plazhit të Burgasit në Detin e Zi do të ndriçohet me ngjyrë blu, njoftoi Bashkia e qytetit Burgas. Kjo ditë u caktua në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi është që..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin..