Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela, Dimitër Zheljazkov dhe shtëpia malore “Septemvri”, ku është edhe fillimi/mbarimi i garës sportive.
Pjesëmarrësit ndahen në ekipe me dy - "burra", "gra" ose "skuadra të përziera" (që konkurrojnë në kategorinë "burra"), në dy kategori - vrapues dhe turistë. Ata do të marrin një hartë të zonës me të gjitha shtëpizat malore të shënuara. Qëllimi i çdo ekipi është të mbledhë numrin maksimal të pikëve, duke vizituar numrin maksimal të shtëpive malore përgjatë një rruge të zgjedhur lirisht.
Foto: BGNES, Facebook /huthopraceGrigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..