Nuk ka të arrestuar për trazirat e mbrëmshme para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje gjatë një proteste kundër shfaqjes “Armët dhe njeriu” me regji të John Malkovich. Këtë e bëri të ditur për BNT ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov. Në një konferencë për shtypin ai e cilësoi reagimin e policisë si të shpejtë, adekuate dhe të menjëhershme. 60 policë për luftimin e trazirave u dërguan në vendngjarje, ndonëse Drejtoria Metropolitane e Punëve të Brendshme nuk kishte informacion për provokime që përfshinin huliganë futbolli. Prokuroria e ngarkoi sot Drejtorinë për të identifikuar shkelësit e rendit, të cilët tashmë u identifikuan. Pyetjes se pse nuk pati arrestime pasi protestuesit sulmuan drejtorin e teatrit Vasill Vasilev, animatorin Teodor Ushev dhe aktorin Vlladimir Penev, policia shpjegoi se në një situatë të tillë qëllimi është fillimisht "të zbutet tensioni" dhe më pas të vazhdohet me arrestimet. Sipas Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, mbrëmë nuk kishte si të bëhej kordon sepse spektatorët me bileta duhej të hynin në teatër, pasi mes tyre kishte edhe provokatorë. “Falënderoj kolegët e mi që bënë një punë të mrekullueshme, që nuk lejuan tensioni të përshkallëzohej, që nuk morën masa për të arrestuar individë në një situatë të tensionuar, sepse atëherë do të bënit pyetje: “Si lejuat që qendra e Sofjes të gjakoset pikërisht përballë Teatrit Kombëtar”, tha drejtori i Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, Ljubomir Nikollov.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..