Nuk ka të arrestuar për trazirat e mbrëmshme para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje gjatë një proteste kundër shfaqjes “Armët dhe njeriu” me regji të John Malkovich. Këtë e bëri të ditur për BNT ministri i punëve të brendshme, Atanas Illkov. Në një konferencë për shtypin ai e cilësoi reagimin e policisë si të shpejtë, adekuate dhe të menjëhershme. 60 policë për luftimin e trazirave u dërguan në vendngjarje, ndonëse Drejtoria Metropolitane e Punëve të Brendshme nuk kishte informacion për provokime që përfshinin huliganë futbolli. Prokuroria e ngarkoi sot Drejtorinë për të identifikuar shkelësit e rendit, të cilët tashmë u identifikuan. Pyetjes se pse nuk pati arrestime pasi protestuesit sulmuan drejtorin e teatrit Vasill Vasilev, animatorin Teodor Ushev dhe aktorin Vlladimir Penev, policia shpjegoi se në një situatë të tillë qëllimi është fillimisht "të zbutet tensioni" dhe më pas të vazhdohet me arrestimet. Sipas Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, mbrëmë nuk kishte si të bëhej kordon sepse spektatorët me bileta duhej të hynin në teatër, pasi mes tyre kishte edhe provokatorë. “Falënderoj kolegët e mi që bënë një punë të mrekullueshme, që nuk lejuan tensioni të përshkallëzohej, që nuk morën masa për të arrestuar individë në një situatë të tensionuar, sepse atëherë do të bënit pyetje: “Si lejuat që qendra e Sofjes të gjakoset pikërisht përballë Teatrit Kombëtar”, tha drejtori i Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, Ljubomir Nikollov.
74% e të rinjve bullgarë janë pak a shumë duke e shqyrtuar idenë e emigrimit jashtë vendit, sipas një sondazhi ndër të rinjtë në Evropën Juglindore të kryer nga Fondacioni “Friedrich Ebert”. U anketuan 9000 njerëz në moshë nga 14 deri në 29 vjeç...
Inflacioni mujor për muajin shkurt në raport me janarin është 0.6%, ndërsa ai vjetor për shkurt 2025 është 0.6%. krahasuar me shkurt 2024 është 4%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni që nga fillimi i vitit (shkurt 2025..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..
Bullgari që humbi jetën në sulmin në Gaza dy ditë më parë është Marin Marinov, 51 vjeç nga qyteti Jamboll. Kjo duket qartë nga një postim i komunës së..
Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira..