Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Ekonomike në Svishtov shënon 88 vjet nga themelimi i saj

Akadenia Ekonomike në Svishtov
Foto: Zdravka Masljankova

Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA. Në shenjë mirënjohjeje, para monumentit të donatorit Dimitër Cenov, u vendosën kurora dhe lule nga prof. dr. Marin Marinov, rektor i akademisë dhe prof. dr. Aleksandër-Luçian Manole, Rektor i Universitetit “Artifex” në Bukuresht, Rumani dhe mbajtës i titullit të nderit "Doctor Honoris Causa" të Akademisë së Ekonomisë, si dhe përfaqësues të menaxhmentit akademik dhe komunal dhe të ftuar.

Festa vazhdoi me një kortezh solemn litik përmes qendrës së qytetit deri në manastirin “Shenjtor Pjetri dhe Pali”, ku u mbajt një liturgji përkujtimore para varrit të dhuruesit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori

Një mjeshtër kuzhinier nga Italia dhe të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të gatuajnë së bashku një drekë italiane

Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..

botuar më 24-11-21 5.25.PD

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..

botuar më 24-11-20 7.35.MD

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..

botuar më 24-11-20 6.39.MD