Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut
Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin e Tiranës në BE. Pak kohë më parë Rama tha para 2500 bashkatdhetarëve të tij në Selanik se “Vorio Epiri është një term i vdekur” dhe se kjo çështje i përket së shkuarës dhe se “kushdo që përdor këtë term verbon veten”. Burime diplomatike në Athinë i dërguan një mesazh të ashpër Ramës, duke theksuar se "historia nuk mund të fshihet". “Kërkesa për respektimin e plotë të të drejtave të pakicës etnike greke nga Shqipëria përbën një kusht të qartë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas pozitës unanime të 27 vendeve anëtare të BE-së të 11 tetorit 2024”, thuhet në qëndrimin e transmetuar nga televizioni shtetëror ERT.
Nacionalistët turq duan një mandat të tretë presidencial për Rexhep Erdogan
Sipas kushtetutës turke, presidenti Rexhep Erdogan nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2028, por ligji lejon një përjashtim për një president që është në mandatin e tij të dytë dhe të fundit, nëse parlamenti shpall zgjedhje të parakohshme. Erdogan qeveris Turqinë për më shumë se 21 vjet si kryeministër dhe president. "A nuk do të ishte një zgjedhje e natyrshme dhe e drejtë që presidenti ynë të rizgjedhohej nëse terrorizmi çrrënjoset, inflacioni i jepet një goditje e rëndë dhe Turqia i siguron vetes stabilitet politik dhe ekonomik," tha Devllet Bahçeli, kreu i Partisë së Veprimit Nacionalist, e cila është aleate e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit. Një ndryshim në kushtetutë duhet të mendohet për t'i dhënë mundësinë Erdoganit të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale, tha Bahçeli në një fjalim para deputetëve të tij.
Presidenti Aleksandër Vuçiç propozoi një referendum për dorëheqjen e tij
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç propozoi një referendum konsultativ për t'i lënë qytetarët të thonë nëse ai duhet të qëndrojë në detyrë. Sipas tij, protestuesit pas shembjes së strehës së stacionit të trenit në Novi Sad më 1 nëntor, që vrau 14 persona, në të vërtetë duan që ai të japë dorëheqjen, njofton Tanjug. Në një intervistë për televizionin serb “Happy”, Vuçiç tha se nëse më shumë se 50% e qytetarëve votojnë për lirimin e tij nga posti presidencial, ai menjëherë do të japë dorëheqjen dhe do të caktohen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend. Nuk ndalojnë protestat tashmë një javë në Novi Sad dhe Beograd pas tragjedisë në Novi Sad. Pakënaqësia nuk u qetësua as me dorëheqjen e ministrit të ndërtimit, Goran Vesiç. Shembja e strehës ndodhi pasi rinovimi i stacionit përfundoi në korrik.
UNESCO është e shqetësuar për ndotjen e liqenit të Ohrit
Në korrik 2025, UNESCO do të rishikojë sërish statusin e Liqenit të Ohrit si trashëgimi botërore dhe kulturore. Organizata monitoron nga afër gjendjen e liqenit. Banorët e Ohrit dhe ekologët paralajmërojnë se urbanizimi i tepruar, sistemi i mbingarkuar i grumbullimit të ujërave të zeza dhe lumenjtë e ndotur po e shkatërrojnë Liqenin e Ohrit, njofton uebfaqja maqedonase e Radios “Evropa e Lirë”. “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit, të paktën që nga viti 2017, është arsye shqetësimi për Komitetin e Trashëgimisë Botërore, veçanërisht për shkak të ndikimit të aktiviteteve njerëzore dhe projekteve zhvillimore. Që atëherë, liqeni kufitar midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është nën monitorim të kujdesshëm nga UNESCO, i cili përfshin paraqitjen e raporteve të shpeshta për gjendjen e ruajtjes së zonës”.
Rumania raporton rritje të turizmit vendas dhe të huaj me 4%
Qytetarët e Gjermanisë, Italisë dhe Izraelit kryesojnë listën e turistëve të huaj më të shumtë në Rumani për vitin 2024, njofton faqja informative Ziare.ro. Destinacionet më të njohura rumune mes të huajve janë Konstancë, Bukuresht dhe Brashov. Deri në shtator, objektet e akomodimit turistik në Rumani mirëpritën 11.14 milionë njerëz, nga të cilët 1.8 milionë ishin të huaj. Kjo është një rritje prej 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Më së shumti janë turistët nga Gjermania – 193 000, nga Italia – 156 900 dhe nga Izraeli – 120 900 persona. Numri i fjetjeve deri në shtator është mbi 24 milionë, që është një rritje prej 3.3%. Fjetjet e turistëve të huaj janë pothuajse 16% e të gjitha natëqëndrimeve, dhe kohëzgjatja mesatare e qëndrimit të të huajve është 2.1 ditë.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Reuters, BGNES
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..