2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me shefin e mbrojtjes Adm. Emill Eftimov, ministri ishte i pranishëm në mauzole varrin e Princit Aleksandër I të Batenbergut në një ritual ushtarak me rastin e 139 vjetorit të fitores te Slivnica.
Zaprjanov tha se duke pasur parasysh rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë ushtarake të NATO-së, rritja e Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen është një hap i domosdoshëm. Donald Trump, në mandatin e tij të parë si president i SHBA-së, ka një meritë të madhe që NATO të arrijë pothuajse 2% për mbrojtjen,
shtoi ministri në detyrë. Lidhur me premtimet e Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë për 24 orë, Zaprjanov tha se lufta nuk do të ndalet në asnjë çast dhe do të jetë një proces i gjatë.
Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..