Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919, i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Në periudhën nga 6 deri më 8 nëntor 1920, trupat serbe, pa pritur që komisioni ndërkombëtar të përcaktojë saktësisht kufirin strategjik ushtarak me Bullgarinë, të kërkuar nga qeveria e tyre, pushtuan pjesë të Caribrodit, Bosilegradit, Kullës dhe Trënit. Nga Bullgaria u shkëput një territor prej 1.545 kilometrash katrorë me një popullsi prej 64 509 banorësh. Kufiri i tërhequr kalon nëpër 25 fshatra bullgarë - Gruinci, Strezimirovci, Petaçinci, Bankja (Trënska), Vrabça, Dollna Nevlja, etj., duke ndarë shtëpitë, oborret, fushat, burimet, puset, varrezat, rrugët, familjet, të afërmit dhe miqtë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve, më shumë se 30 mijë bullgarë emigruan në Bullgari dhe më vonë rreth 5 mijë prej tyre emigruan në Evropën Perëndimore dhe Amerikë, sipas Qendrës Kulturore Informative “Bosilegrad”.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Foto: arkiv, arkiv personal, Nikollaj Tomov-VidinNë mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për..