Sot, më 6 nëntor, mbushen 104 vjet nga aneksimi i Krahinave Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) në vitin 1920. Aneksimi u bë sipas Traktatit të Paqes të Neuilly të vitit 1919, i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore.
Në periudhën nga 6 deri më 8 nëntor 1920, trupat serbe, pa pritur që komisioni ndërkombëtar të përcaktojë saktësisht kufirin strategjik ushtarak me Bullgarinë, të kërkuar nga qeveria e tyre, pushtuan pjesë të Caribrodit, Bosilegradit, Kullës dhe Trënit. Nga Bullgaria u shkëput një territor prej 1.545 kilometrash katrorë me një popullsi prej 64 509 banorësh. Kufiri i tërhequr kalon nëpër 25 fshatra bullgarë - Gruinci, Strezimirovci, Petaçinci, Bankja (Trënska), Vrabça, Dollna Nevlja, etj., duke ndarë shtëpitë, oborret, fushat, burimet, puset, varrezat, rrugët, familjet, të afërmit dhe miqtë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve, më shumë se 30 mijë bullgarë emigruan në Bullgari dhe më vonë rreth 5 mijë prej tyre emigruan në Evropën Perëndimore dhe Amerikë, sipas Qendrës Kulturore Informative “Bosilegrad”.
Lexoni më shumë nga arkivi ynë:
Foto: arkiv, arkiv personal, Nikollaj Tomov-VidinPikërisht një vit më parë, Kisha Ortodokse Bullgare vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - kremtimin e lipsaneve të shenjta të Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski . Sipas burimeve kishtare, patriku i fundit bullgar para rënies së..
Instituti për Kërkime dhe Teknologji Hapësinore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 55 vjetorin e themelimit së bashku me 45 vjetorin e fluturimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov. Në veprimtarinë, e cila është nën..
Më 19 tetor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e oshënarit të përulur nga mali Rilla dhe mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe mjekëve bullgarë. I quajtur "engjëll tokësor" dhe "banor qiellor" që gjatë jetës së tij, Shën Ivan (Gjoni) i..
Çdo vit më 4 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon dëshmorin e madh të shenjtë Varvara - një vajzë nga një familje fisnike, së cilës iu pre koka për..