Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme". Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet fjalë për tekstin e parë mësimor bullgar të shkruar në gjuhën bisedore me përmbajtje laike. Specialistët e cilësojnë atë si revolucionar dhe si hapin e parë drejt arsimimit qytetar modern bullgar.
Por "Abetarja e Peshkut", e cila u shfaq në 1824, nuk është saktësisht një abetare, sipas ideve moderne. Është një enciklopedi e vogël për fëmijë që ofronte njohuri bazë të gjuhës bullgare, fizikës dhe aritmetikës. Përmban gjithashtu lutje, mësime morale, këshilla të mira, fabula, si dhe 12 ilustrime të bukura, madje pak naive, të kafshëve. Faqja e fundit e ilustrimeve përmban një balenë dhe një delfin, prandaj abetarja u quajt "Peshqit", sepse njerëzit në atë kohë mendonin se këta ishin peshq.
"Ky është libri i parë në gjuhën e re bullgare. Vetë libri i jep përparësi arsimit laik, gjërave që lidhen, të themi, me aritmetikën, fizikën, biologjinë... Lutjet e kishës dhe gjërat që lidhen me besimin përfshihen vetëm në një nga gjithsej 8 kapituj” - shpjegoi në një intervistë për BNR “Horizont” doktori i historisë Teodor Borisov. Ai është redaktori i edicionit luksoz të “Abetares së Peshkut”, që doli me rastin e 200 vjetorit të librit. Botimi i ri është vepër e Shoqatës “Historia Bullgare” dhe dallohet nga fakti se paralelisht me tekstet origjinale është shtuar edhe teksti i tyre i modernizuar, në mënyrë që lexuesi të mund të ndjekë dhe të krahasojë me lehtësi rresht pas rreshti të shkruarit.
“Ky është një botim fototip. Ai paraqet versionin e parë të abetares, që doli në 1824 në Brashov ose, siç quhej atëherë qyteti, Kronshtadt - thotë Teodor Borisov. - Ideja ishte që ky tekst shkollor të botohej në një përkthim modern bullgar, sepse është një nga librat e detyrueshëm për çdo bullgar. Parathënia hyrëse na njeh edhe me personalitetin e vetë Dr. Beron - një rilindës i yni i jashtëzakonshëm, i cili, për fat të keq, në mendjet e shumëkujt lidhet vetëm me fytyrën e tij në kartëmonedhën 10 leva. Dhe shpresojmë që përmes këtij botimi të ngjallim interesin si për vetë librin ashtu edhe për personalitetin e autorit të tij.”
Dr. Petër Beron zë vendin e tij si një nga bullgarët më të arsimuar të kohës së tij. Ai ishte i pari që e shikoi arsimin e ri evropian, si kushtin kryesor për zhvillimin e shpejtë dhe të suksesshëm të shoqërisë së re bullgare. Kujdesi i tij për shkollat bullgare, për botimin e teksteve në gjuhën bullgare dhe për arsimin bullgar gjejmë edhe në pasthënien e “Abetares së Peshkut”.
“E vërteta është se njohuritë që ata kishin atëherë ishin natyrshëm shumë më të kufizuara, më të përqendruara, sesa në epokën e sotme të informacionit. Megjithatë, për një njeri si Dr. Petër Beron të ndërmerrte një punë të tillë dhe të shkruante vetë një libër të tillë ishte, për kohën e tij, një nismë e madhe dhe domethënëse. Ai vetë ishte mjek, specializoi në Heidelberg dhe Mënik, disertacioni i tij kishte të bëjë me obstetrikën dhe gjinekologjinë. Ndër vite ka më shumë se 30 vëllime literaturë shkencore, zotëronte 8 gjuhë. Ai shkruante në 5 prej tyre, duke përfshirë latinisht dhe frëngjisht. Dhe brenda, në “Abetaren e Peshkut”, mund të gjenden jehona të disa prej kërkimeve të tij. Dhe mendoj se “Abetarja e Peshkut” është një botim që është për çdo shtëpi bullgare”.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Teksti: Veneta Nikollova (bazuar në një intervistë të Natalia Gançovska, BNR-"Horizont")
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, bulgarianhistory.org
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..