Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te ne”, në partneritet me Daniell Çipev.
“BNT është një simbol i besimit, vlerave dhe tendencave të qëndrueshme. Misioni ynë publik është të mbrojmë identitetin bullgar me përgjegjësi dhe përkushtim”, tha drejtori i përgjithshëm i medias Emill Koshllukov me rastin e përvjetorit.
Me disa pjesë të emisioneve të preferuara të ruajtura në fondin e tij të artë, televizioni kombëtar do të përpiqet të kthejë kohën pas.
Lajmet e periudhave të ndryshme, si dhe emra të rëndësishëm të gazetarisë, do të jenë pika kryesore në programin "65 vjet në eter", ndërsa në "65 vjet gjurmë kujtimesh" prezantuesit doajenë Inna Simeonova dhe Dragomir Draganov do të kujtojnë programet më të njohura të BNT.
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..