Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Foto: pendara.bg

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të gjerë. Turistët qëndrojnë në shtëpitë e mikpritësve vendas, ku në një atmosferë të këndshme mikpritësit u tregojnë se si të përgatisin shijet tipike të kësaj zone. Por ka edhe përjetime shoqëruese:

"Shpesh kjo është veshja me kostume dhe fotografimi me to. Herë të tjera prezantohet gjuha vendase, e cila është shumë interesante. Gratë përpiqen t'u mësojnë të ftuarve disa fjalë. Nganjëherë organizohen vizita në një vend natyror që ka ndonjë simbolikë, ose shëtitje me kalë, vizita në një fermë me kafshë, të cilat të ftuarit mund të ushqejnë, të përkëdhelin dhe të bisedojnë me to. Por kryesorja është demonstrimi i kuzhinës - të përgatitet diçka e shijshme së bashku me të ftuarit”, thotë Gergana Kabaivanova, menaxhere e "pendara.bg"  - platforma online bullgare për turizmin gastronomik dhe rural.


Ajo përmban dhjetëra adresa të mikpritësve nga e gjithë Bullgaria, të cilët dëshirojnë t'i mirëpresin mysafirët në shtëpitë e tyre për t'i njohur me gjellët lokale - bëhet fjalë për gjellë autentike bullgare që janë bërë pjesë e trashëgimisë kulturore të një rajoni të caktuar.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Kuzhina tradicionale bullgare nuk ka të bëjë fare me ushqimin që ofrohet në restorantet moderne, të cilat konkurrojnë në përgatitjen e mishit, kryesisht në formën e skarës.

"Nuk mund të them se kuzhina tradicionale bullgare i jep rëndësi mishit, sepse ashtu si byrekët, festat me mish janë bërë vetëm në raste të veçanta - familjare dhe kishtare - vëren Gergana Kabaivanova. - Përkundrazi, gjellët prej brumi janë tradita jonë - pitet, byrekët, ëmbëlsirat, jufka... Shfrytëzohen të gjitha llojet e formimit të brumit, që të ruhet, thahet ose fermentohet dhe të përdoret më vonë”.

Lexoni më shumë për byrekun bullgar dhe për traditat e përgatitjes së bukës nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Rezulton se paraardhësit tanë kanë konsumuar kryesisht mish qengji, dele dhe dhie. Mishi i derrit fillon të përdoret në tryezën bullgare shumë më vonë - pak më shumë se një shekull më parë, thjesht sepse mbarështimi i derrit nuk ka qenë aq i përhapur në atë kohë. Megjithatë, deri më sot, traditat lidhur me konservimin e produkteve të mishit kanë mbetur - të thara, të fermentuara, të kripura, etj., mësojmë nga Gergana Kabaivanova. Tipike për kuzhinën bullgare janë copat e mëdha të mishit, të përgatitura me perime ose vetëm me qepë - diçka që bullgari e ka bartur ndër shekuj.
Në ditët e sotme gjithë këtë pasuri recetash autentike kombëtare e ruajnë gratë e moshuara nëpër fshatra. Megjithatë, interesi për turet gastronomike është një shans për të ruajtur dhe përcjellë këtë thesar të ushqimeve dhe recetave tradicionale.

"Me ne udhëtojnë kryesisht të rinj dhe deri më tani punojmë kryesisht me mysafirë bullgarë. 20-40 vjeçarët – kjo është audienca jonë më e zakonshme. Atyre u pëlqen të provojnë shumë shije dhe nuk shqetësohen kur në fshat mban erë kafshësh ose kur zonja e shtëpisë i mirëpret e veshur me penjuar. Më vjen mirë, sepse kjo është një shenjë se kjo kulturë e zhvillimit të turizmit rural dhe e vlerësimit të gastronomisë bullgare ka potencial tek të rinjtë”, tha në përfundim Gergana Kabaivanova.

Foto: Pendara
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD