Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Foto: BGNES

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të iluministëve dhe pse Dita e Iluministëve të Popullit është një festë tipike bullgare?

Iluministi është një person shumë i veçantë në historinë bullgare, i cili është bartës i inovacionit, vëren Prof. Asoc. Moris Fadell, drejtues i Departamentit të Bullgaristikës së re në Universitetin e Ri Bullgar (NBU). "Kur të tjerët e ndjekin, ai kthehet në një iluminist - shpjegon ai. - Kjo është gjithashtu një referencë për krishterimin, sepse një person mban mbi supe fatin e të gjithë të tjerëve". Kjo definitivisht e paraqet iluministin si një person jashtëzakonisht të ndritur me një botëkuptim të qartë të asaj që është e mirë për të tjerët, dhe ndoshta gjithashtu një person që duhet të ketë qenë në gjendje të arrijë një katarsis të caktuar në të cilin sistemi i vlerave të dikujt shndërrohet në një sistem në të cilin vlerat më të larta morale janë prioritet.
Prof. Asoc. Moris Fadell
"Iluministi duhet t'i kombinojë të dyja gjërat në vetvete – thekson Prof. Asoc. Moris Fadell dhe shpjegon: - Ne kemi një ide paksa të gabuar për figurën e iluministit. Ne e imagjinojmë atë si një person pafundësisht shpirtëror, që lufton për disa ideale të vjetra. Kjo nuk është e vërtetë! Iluministët tanë të rilindjes kanë qenë njerëz të kohëve të reja dhe moderne. Ata nuk u përpoqën të na kthenin drejt traditive të vjetra. Përpjekjet e tyre ishin për të na udhëhequr drejt modernes dhe risisë, por kryesorja – drejt Europës. Ky ishte edhe drejtimi i përgjithshëm i Rilindjes sonë - pro-evropiane. Në ditët e sotme, një pjesë e madhe e idealeve të tyre është përmbushur dhe është rezultat i punës së iluministëve tanë.”

Sot vështirë se mund të imagjinonim të mos ishim pjesë e botës së qytetëruar. Realiteti ynë, megjithatë, mund të ishte krejt ndryshe nëse misioni i iluministëve nuk do të përfshinte një kusht të detyrueshëm - të bindnin shoqërinë se ideja që ata ofrojnë është perspektiva e nevojshme për një jetë më të mirë, d.m.th. - për të “iluminuar” të tjerët. “Ai mendon në mënyrë kritike dhe e percepton veten dhe botën në këtë mënyrë, duke i nxitur të tjerët të mendojnë në këtë mënyrë”, thekson Prof. Asoc. Fadell dhe shton:

“Ai nuk është ideolog. Nuk del para me parulla dhe nuk bën fushata me “klishe patriotike”, që do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme. Iluministi gjithashtu nuk është populist, sepse populisti përsërit fantazitë shoqërore. Ky nuk është një iluminist! Iluministët në historinë tonë janë dukur të vetmuar, të izoluar, emigrantë. Por vetmia e tyre është më tepër në plan të jashtëm, ndërsa bota e brendshme e personalitetit është tërësisht e lidhur me shoqërinë, popullin apo atdheun.”

Lindja e iluministit është kur një histori personale dhe një problem social takohen, duke e shtyrë një person të iluminohet se cila duhet të jetë e ardhmja dhe çfarë duhet bërë në atë drejtim, thekson Moris Fadell:

"Bullgarët tani mund të takohen kudo nëpër botë. Kjo ndodh sepse ëndrra jonë prej shekujsh ka qenë të bëhemi qytetarë evropianë. Të rinjtë bullgarë po ia dalin gjithnjë e më shumë në institucionet dhe mjediset evropiane, të cilat në një moment do të bëhen pjesë e Bullgarisë, sepse ajo është jo vetëm një koncept gjeografik, por edhe një koncept shpirtëror dhe koncept i një komuniteti. Disa nga studentët e sotëm do të jenë iluministët e të nesërmes”.

Foto: BGNES, arkiva personale
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD

Në Bullgari mund të vëzhgojmë 70% të të gjitha llojeve të shpendëve në Evropë

1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..

botuar më 25-04-05 9.50.PD