21 vota nuk i arritën partisë “Veliçie” për të hyrë në parlamentin e ri. Kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva.
“Në KQZ fletëvotimet nuk numërohen, ato numërohen nga komisionet seksionale zgjedhore, të cilat plotësojnë protokollet. Këto janë të dhënat zyrtare që ata dorëzojnë. Në bazë të këtyre të dhënave ne i shpallëm rezultatet. Ne nuk numërojmë, ne kontrollojmë atje ku ka mospërputhje”, shpjegoi Mateva për bTV.
Ajo theksoi se KQZ-ja nuk i shikon video incizimet dhe nuk mundet në bazë të video-regjistrimeve të eliminojë mospërputhjet.
Ne garantojmë që çdo votë e zgjedhësit bullgar, ashtu siç është shënuar në protokolle, është regjistruar, tha Mateva dhe saktësoi se nuk mund të ketë rinumërim nëse nuk ndryshohet Kodi Zgjedhor.Në pritje të Lindjes së Krishtit, Kisha Ortodokse hap dyert për shërbesat e sotme, që lajmërojnë përmbushjen e misterit të mishërimit të Zotit. “Të rijetojmë Lindjen e Krishtit në shërbesat solemne për të pritur siç duhet Birin e Zotit, i cili zbret..
Përballë alternativës së një qeverie me kompromise ose zgjedhje të reja pa kompromis, 75.9% e bullgarëve janë për një qeveri, 19.4% - për zgjedhje dhe 4.7% - hezitojnë. Këtë e tregon një anketë e pavarur telefonike e Agjencisë së re Sociologjike..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..