"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme, Josep Borrell.
Maqedonia e Veriut është angazhuar që këto ndryshime t'i bëjë në përputhje me konkluzionet e Këshillit të BE-së nga korriku i vitit 2022, por shumica e nevojshme prej dy të tretave për këtë ndryshim nuk u arrit në parlament, kujton dokumenti, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Në preambulë, përveç bullgarëve, duhet të përfshihen edhe pesë kombësi - kroatët, malazezët, sllovenët, hebrenjtë dhe egjiptianët. Një pjesë e romëve në vend përkufizohen si egjiptianë.
Raporti thekson se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të nxitur një atmosferë dialogu dhe respekti të ndërsjellë midis palave. Komisioni kritikon gjithashtu fqinjin tonë perëndimor për ngrirjen e ndërtimit të Korridorit Nr. 8, ndonëse vlerëson se ka arritur një nivel të mirë përgatitjeje në fushën e rrjeteve trans-evropiane të transportit. Puna në korridor ka përparuar, por faza e tretë e projektit në Kriva Pallanka, në kufirin me Bullgarinë, është ndërprerë nga autoritetet kombëtare.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Policët dhe personeli ushtarak rumun kanë punuar si mercenarë në Kongo Sipas një raporti nga Ministria e Brendshme e Rumanisë, 11 nga punonjësit e saj kanë punuar si mercenarë në Kongo ndërsa kanë qenë me pushime mjekësore, raportoi..
Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..
Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..