Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Veliçie” kërcënon me protesta “të dhunshme” kundër rezultateve të zgjedhjeve

Ivelin Mihajllov
Foto: BGNES

Ende nuk kemi përgjigje nga ndonjë parti politike për propozimin që në Legjislaturën e re të 51-të të Kuvendit Popullor të ketë një kordon sanitar rreth "DPS - Fillimi i Ri", tha për "Nova Tv" bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov.  Ai theksoi se përgjegjësia për të formuar një qeveri është e forcës më të madhe politike. “Propozojmë të nënshkruhet një deklaratë se GERB-SDS nuk është e varur nga Deljan Peevski për të filluar bisedimet”, shtoi Petkov. Ai tha se nuk e pranon kryeministër liderin e GERB-it Bojko Borisov.

Unë do të organizoj një rezistencë të madhe, tha lideri i Veliçie, Ivelin Mihajllov për Nova TV në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, të cilat formacionit i dhanë 3.999% dhe ai mbetet jashtë parlamentit. Sipas Mihajllov, rezistenca "nuk do të jetë paqësore". “Nëse jemi një vend i lirë, duhet të kemi të drejtën e revolucionit”, shtoi Mihajllov.

Bashkimi “BOEC” në mbrëmjen e 30 tetorit caktoi një protestë të dytë para presidencës në Sofje me kërkesë për zgjedhje të reja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Aleanca për të Drejta dhe Liri” kryeson votimin jashtë vendit

Me protokolle 100% të përpunuara në KQZ në votimin jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë zgjodhën në vend të parë “Aleancën për të Drejta dhe Liri” me 22.65%. Pas tyre është koalicioni PP-DB me 20.80%, i ndjekur nga “Vëzrazhdane” me 13.29%. "DPS -..

botuar më 24-10-28 10.28.PD

Votimi jashtë vendit përfundoi

Në orën 05:00 me orën bullgare, më 28 tetor, dita e zgjedhjeve jashtë vendit përfundoi në Bregun Perëndimor të SHBA-së dhe Kanada. Në SHBA kishte 53 qendra votimi, kurse në Kanada 15. Sipas informacioneve të përfaqësive tona diplomatike dhe..

botuar më 24-10-28 8.19.PD

Parashikimi i motit për 28 tetorin 2024

Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit, kryesisht në Bullgarinë Lindore, do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull, të cilët deri në mesditë do të zhduken. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 24-10-28 1.55.PD